Ilir Proda me punonjësit e policisë që u dekoruan

Kronikë

Kryeministri Rama dekoroi 5 policë për guximin në shuarjen e zjarreve, Proda: Janë shembulli që na bën krenarë të gjithëve

27 Gusht, 16:17| Përditesimi: 27 Gusht, 16:23

  • Share

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, u shpreh krenar për punonjësit e policisë që u dekoruan nga Kryeministri për sakrificën dhe guximin e treguar përballë flakëve të zjarreve.

 Proda i falenderojë për sakrificën, përgjegjshmërinë, guximin dhe humanizmin që treguan në mbrojtje të jetës së qytetarëve.

'Këta pesë punonjës policie, të dekoruar nga Kryeministri i vendit, përballë flakëve të zjarreve treguan guxim, sakrificë dhe përkushtim deri në rrezikimin e jetës së tyre. Ata janë fytyra e vërtetë e Policisë së Shtetit, vlera më e mirë në shërbim të qytetarëve dhe shembulli që frymëzon e na bën krenarë të gjithëve.

Krahas tyre, mijëra burra e gra, djem e vajza të Policisë së Shtetit sakrifikojnë përditë në përmbushje të misionit sa të vështirë, aq edhe fisnik: mbrojtjen e jetës me jetën e tyre', thotë Proda.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Lui: 27/08/2025 19:28

    Kanë lezet këto lajme.. JU LUMTË VAJZA E DJEM

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?