Sociale

Muaji i Ramazanit/ Rama shtron iftar: Myslimanët e Shqipërisë nuk janë problem, por vlerë e shtuar! Për ne BE më shumë se një grup traktatesh, është vëllazërim

28 Mars, 18:14| Përditesimi: 28 Mars, 20:59

  • Share

TIRANË - Si çdo vit, kryeministri Edi Rama dhe bashkëshortja e tij Linda shtruan iftar këtë të premte në ambientet e Pallatit të Kongreseve, me të ftuar personalitete të shumta.

Në fjalën e tij, Rama theksoi madhështinë e muajit të shenjtë të Ramazanit, ndërsa përmendi investimet e bëra në xhaminë e Ballies në Elbasan dhe atë të Namazgjasë në Tiranë.

Rama u shpreh se myslimanët e Shqipërisë janë vlerë e shtuar, e cila së shpejti mund t'i bashkohet Bashkimit Europian, me anëtarësimin e vendit në Union. Ai shtoi se "për ne BE më shumë se një grup traktatesh, për ne bashkimi me Europën është vëllazërim".

"Motra dhe vëllezër të besimit islam në mënyrë të posaçme dhe të gjithë ju së bashku që dashamirësisht e pranuat ftesën time dhe të Lindës për të qenë dëshmitarë të frymës së vëllazërimit të sofrës së iftarit! Mirëse keni ardhur",-nisi fjalën Rama.

"Ky është iftar i posaçëm pasi imazhi i këtij iftari është imazhi i xhamisë së bukur të Ballies në Elbasan që u vlerësua me një çmim ndërkombëtar me arkitekturën, sot në Tiranë ka hapur dyert më në fund edhe Xhamia e madhe e Namazgjasë.

Kjo sofër tradicionale më jep një ndjesi gëzimi dhe mund të them se më njëherë naiviteti e shijoj këtë moment të muajit të madhërishëm të Ramazanit kur na jepet mundësi të ndihemi mirë në besimin te mirësia e besimit, triumfi i dashamirësisë.

Jeta duket më e bukur dhe më e lehtë, ndërsa shëmtitë e kohës duken më të papërfillshme. Kam sjellë sonte vargjet që i pati shkruat një poeteshë e re shqiptare, Jolanda Kodra, e diplomuara në Itali.

Është interesi i këtij vendi për të banuar në çatinë e shtëpisë, ku ky komb ka themelet.

Megjithëse për pak vite BE do ketë 60 milion myslimanë si shtetas të tij, popullsia e besimit mysliman është disafish më i lartë, se popullsia myslimane shqiptare në Ballkan.

Myslimanët e Shqipërisë, nuk janë problem, por vlerë e shtuar, një vend i denjë për të qenë vend anëtar i BE. Europa ka nevojë për Turqinë dhe aleatët e Lindjes së Mesme, për të njëjtat arsye BE ka nevojë për shtetët ballkanike dhe popujt mysliman sa ne kemi nevojë ne për BE.  Për ne BE më shumë se një grup traktatesh, për ne bashkimi me Europën është vëllazërim dhe lidhje në një shtëpi të përbashkët",- tha më tej

Ditën e dielë 30 mars, besimtarët myslimanë do të bëjnë faljen e namazit në ditën e Fiter Bajramit në Sheshin Skënderbej, festë e cila vjen direkt pas muajit të shenjtë të Ramazanit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?