Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, inspektuan sot (1 prill) kantierin e Qendrës së re Kombëtare të Kulturës për Fëmijë.
"Një institucion i vërtetë arti e konsideruar si më e madhja në Ballkan, që do të ofrojë kushte optimale për aktivitete social-kulturore, zhvillimin e kurseve mbi artet skenike e pamore të tilla si klasa aktrimi, baleti e kërcimi, muzike, pikture e skulpture, e arteve digjitale", thotë kryeministri Rama.
Teksa vizitoi ambientet e brendshme ai u njoh me arkitekturën, kapacitetet, projektin, risitë dhe mundësitë.
Vetë kryeministri e cilësoi këtë investim si "spektakolar".
“Kjo është spektakolare. Kjo është më e madhja në Ballkan, s’ka si kjo në Ballkan, ëhstë spektakël. Por sigurisht ka nevojë edhe për trupa profesioniste, për regjisorë, aktorë dhe staf. Dhe është punuar mirë (i drejtohet kryeinxhinierit) keni bërë punë shumë të mirë, se kjo është punë e vështirë dhe e ngatërruar”, shprehet kryeministri.
Drejtuesit e punimeve e informojnë kreun e qeverisë së pranverën e ardhshëm kjo qendër do të jetë gati dhe përfundojnë të gjitha punimet, teksa tani është ngritur karabinaja dhe se do të jetë një avangardë.
“Ekstravagancë e madhe... Shumë spektakolare! Histori më vete kjo, shkencë dhe zhvillim, do jetë imponuese”, vijon kryeministri teksa ndjek arkitekturën e projektit dhe investimit.
Kryeministri Edi Rama, inspektoi sot (1 prill) punimet në Mozaikun e Tiranës. Mozaiku përveç pjesës së muzealizimit të objekteve antike është konceptuar edhe si një qendër edukimi e inovacioni për fëmijët.
'Mozaiku i Tiranës, ky thesar i vyer i arkeologjisë shqiptare, ka rilindur si një ndër destinacionet turistike më të rëndësishme të kryeqytetit, ku ruhen copëza të historisë sonë të antikitetit. Mozaiku përveç pjesës së muzealizimit të objekteve antike është konceptuar edhe si një qendër edukimi e inovacioni për fëmijët', tha Rama.
I shoqëruar edhe nga ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, Rama bëri një propozim për të vendosur një kënd për tu ulur qytetarët në ambientet e mozaikut.
‘Ai këndi aty mund të bëhet më i bukur për komunitetin mund të vihet një stol i vazhduar që të ulen njerzit, se këtu jam i sigurt që vijnë shumë njerëz. Duhet një stol që të vendoset dhe bëhet si vazhdim i kësaj’, tha ai.
Ndërkohë, kryeministri ka shkëmbyer batuta edhe më një qytetar, i cili i kërkoi që të bënte një foto me të.
Biseda e kryeministrit Edi Rama me qytetarin:
Qytetari: A mund të bëjmë një foto?
Edi Rama: Me mua, po ç’më do mua mo vëlla. Po hajde e bëjmë një foto.
Komente
