Kryeministri Edi Rama dhe presidenti francez, Emanuel Macron, të shoqëruar edhe nga stafet e tyre përkatëse, në mbarim të Samitit të Komunitetit Politik të Europës, kanë zhvilluar në mbrëmje edhe një vizitë te Piramida e Tiranës.
“Për ti dhënë dritën jeshile “Ecole 42”, shkollës prestigjioze franceze të kodimit, e pranishme në 31 shtete, e tashmë edhe në Shqipëri, si një strukturë e dedikuar drejt botës së teknologjisë”, shkruan Rama në llogarinë e tij në Facebook.
Kryeministri e shoqëroi presidentin francez në ambientet e brendshme dhe në hapësirën e shkollës franceze.
Presidenti Macron është njohur me projektin, qëllimin e tij, teksa ka biseduar nga afër me drejtuesit e shkollës dhe me studentët e tinj, duke mësuar edhe përshtypjet e tyre.
Pasi u takua me të gjithë studentët, presidenti francez kërkoi edhe realizimin e një fotografie të përbashkët kortezie dhe falenderimi, duke i përgëzuar për punën e deritanishme dhe uruar suksese të mëtejshme në këtë projekt.
Marrëveshja e bashkëpunimit mes dy vendeve, e nënshkruar në fund nga dy ministrat përfaqësues, Blendi Gonxhja për Shqipërinë, si ministër i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit dhe ministrja e deleguar franceze për Inteligjencën dhe Teknologjinë.
Ata nënshkruan së bashku “marrëveshjen e bashkëpunimit për inovacionin” mes dy shteteve respektive Francë-Shqipëri.
Deklarata e Planit të Veprimit për Inovacionin Shqipëri-Francë u nënshkrua në praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit francez Emmanuel Macron, të cilët vizituan mjediset e Piramidës ku është hapur një strukturë e re dedikuar Ecole 42, që do të përgatisë të rinjtë e Tiranës, por jo vetëm në fushën digjitale.
'Ecole 42' do të jetë një shkollë tërësisht ndryshe nga shkollat tradicionale është një strukturë shumë e njohur tanimë në botën e teknologjisë, ku u ofrohet mundësia të gjithëve, pavarësisht moshës, pavarësisht backgroundit akademik, arsimit që kanë kryer, që të konkurrojnë për të hyrë në këtë shkollë, me një program shumë më specifik dhe inovativ.
Informohet se kjo eksperiencë në vendet e zbatuara ka rezultuar shumë e suksesshme, pasi i ka dhënë mundësi shumë njerëzve te mbetur në kushte vulnerabiliteti për shkak të papunësisë, ose për shkak të humbjes së vendit të punës dhe mosgjetjes më vend në një profesion të caktuar, që të ndryshojnë tërësisht profil edhe të adaptohen me botën e re të teknologjisë.
Momenti i nënshkrimit të Marrëveshjes së Inovacionit mes ministrave të dy vendeve Shqipëri-Francë
Komente
