Dy ditë pas Presidenti Bajram Begaj dekretoi zgjedhjet e parakohshme në 6 bashki të vendit, përfshirë edhe Tiranën që është futur në një debat kushtetues, Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë.
Në mbledhjen me socialistët e mbajtur pasditen e të premtes (3 tetor 2025) për zgjedhjet në Tiranë, Kryeministri Edi Rama mësohet t'u jetë drejtuar të vetëve duke thënë se “Presidenti e ka firmosur me vullnetin e tij dekretin”.
Kjo bëhet e ditur për gazetaren e Report Tv, Raziela Myslimaj nga burime brenda mbledhjes.
Komenti i Kryeministrit duket të jetë një përgjigje ndaj akuzave të opozitës që kanë thënë vazhdimisht se Presidenti ka ndjekur urdhrat e Ramës.
Zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Tiranës janë përfshirë në një vorbull debati kushtetues, në lidhje me ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve të parakohshme.
Presidenti Begaj dekretoi datën 9 nëntor për zgjedhjet e pjesshme në Tiranë dhe 5 qytete të tjera, edhe pse Veliaj e ka ankimuar në Kushtetuese shkarkimin e tij si drejtues i Bashkisë së kryeqytetit. Në këtë ankimim, avokatët e Veliajt kanë përfshirë së fundmi edhe ankimimin e dekretit të Begajt që shpalli zgjedhjet për Tiranën.
Presidenti Begaj ndoqi logjikën juridike të përdorur nga qeveria kur shkarkoi kryebashkiakun e Tiranës Erion Veliaj, dhe jo të Kushtetutës si ligji më i lartë që shprehet për një rast të tillë. Ndonëse Gjykata Kushtetuese ka regjistruar ankimimin e Veliajt siç përcakton neni 115 i Kushtetutës, presidenti Begaj në shpalljen e zgjedhjeve në Tiranë, argumentoi se shkarkimi i Veliajt për mosparaqitje në detyrë prej 3 muajsh, është me natyrë administrative.
Komente

A behet stan me lepuj?
Përgjigju