Politikë

Rama i pakënaqur, kërkon dorëheqjen e drejtorëve në Fier dhe Durrës! Kritika për menaxhimin e hapësirave publike e pastërtisë

8 Korrik, 16:05| Përditesimi: 8 Korrik, 19:41

  • Share

Aksionin e nisur në Vlorë disa ditë më parë, Edi Rama e spostoi vetëm pak kilometra nga qyteti bregdetar.  ‘Tronditjen’ e radhës nga themelet ia edhe bashkisë së Fierit, ku në një mbledhje me tone të ashpra siç mëson Report Tv, i pakënaqur nga performanca e tyre, kërkoi edhe aty dorëheqjen e të gjithë drejtueseve të institucioneve në varësi të bashkisë, akt të cilin e paralajmëroi disa orë me herët.

“Jemi në Fier dhe pastaj në Durrës, ku do të vazhdojmë të njëjtën përpjekje. Një vetëpastrim dhe vetëlehtësim i brendshëm i strukturës. Domosdoshmëri pas një periudhe të gjatë qëndrimi në të njëjtat pozicione të të njëjtëve njerëz, por edhe si rrjedhojë e domosdoshmërisë për ta parë realitetin e qyteteve tona të mëdha një realitet në transformim të vazhdueshëm. Duhen sy të freskët, duhet një përpjekje shtuar, një hov i ri, sepse 12 mandate në Fier, janë histori, e shkruar nga dhjetëra mijëra mbështes tanë në zone”, tha Rama.

Dorëheqja i është kërkuar të gjithë drejtuesve të drejtorive rajonale të Fierit, dy nënkryetarëve dhe drejtueseve të departamenteve të bashkisë.  Rama mësohet t’u ketë kërkuar llogari për administrimin e punëve në qytet e veçanërisht për zaptimin e hapësirave publike, për të cilat edhe në Fier do të nisë një aksion si ai i Vlorës.

Niveli i pastërtisë në qytet mësohet të ketë qenë një tjetër çështje për të cilën kryeministri u ka tërhequr vëmendjen drejtueseve vendorë, të cilët sipas tij veç të tjerave nuk kanë respektuar e dëgjuar asnjë nga problematikat e qytetarëve.

Besimin që qytetarët i dhanë me 12 mandate në Fier, Rama ka kërkuar t’ua kthejnë me punë e respekt ndaj tyre. 'Ata na kanë vlerësuar me votë', ka thënë Rama ndaj ky besim do përkthyer në respekt ndaj tyre.

Në takimin me dyer të mbyllura, Rama shoqërohej nga drejtuesja politike e Fierit, Belinda Balluku, Kryetari i Bashkisë Armando Subashi, Ministri i Pushtetit Vendor Arbian Mazniku dhe deptuetja e rizgjedhur e zonës Antoneta Dhima. 

Pas Fierit, kryeministri Rama është ndalur në qytetin bregdetar të Durrësit, ku burimet i thanë Report Tv se ka kërkuar dorëheqjen e drejtorëve. 

Ora 17:36
Kritikat e Ramës/ Ermal Dredha firmos dorëheqjet e drejtuesve të Bashkisë së Vlorës (EMRAT)

1751787523_ermaldredha.JPG

Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ka ndërmarrë një vendim të rëndësishëm këtë mëngjes, duke firmosur dorëheqjet e të gjithë drejtuesve të bashkisë. Takimi u zhvillua me dyer të mbyllura rreth orës 09:00 në ambientet e bashkisë, ku Dredha ka firmosur një për një dorëheqjet e drejtorëve .

Ky vendim vjen në kuadër të reformave që po ndërmerren për ristrukturimin dhe eficiencën e administratës vendore, si dhe për t’iu përgjigjur thirrjes së fundit të kryeministrit për përgjegjësi të reja në nivelet drejtuese.

Ndërkohë, pritet që në ditët në vijim të zyrtarizohen edhe emrat e rinj që do të marrin drejtimin e sektorëve kyç në Bashkinë e Vlorës.

Emrat e 21 drejtorëve të shkarkuar
1- Zambak Selmanaj  drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes
2-Olsi Durrolli drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë
3- Dorjan Demiri drejtor i përgjithshëm Juridik
4- Kozma Mali drejtor i Financave
5- Emiljano Ismalili drejtor i policisë bashkiake
6-Sokol Kananaj Drejtor i tatimeve pranë bashkisë
7-Jovan Jaupaj drejtor i Aseteve
8-Arlinda Tepelena drejtor i Turizmit
9-Dorjan Xhelili drejtor NSHP
10Francesko Tozaj drejtor i Pastrimit
11-Endri Rrokaj drejtor i Gjelbërimit
12-Anila Hitaj drejtoreshë e shtëpisë se foshnjës
13-Irena Stasa drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë
14-Elida Grabova drejtoreshë e shtepise per personat me probleme mendore
15-Lorela Ballaj  drejtoreshë e Shtepise se fëmijëve me aftësi të veçanta
16-Ardian Vreshtazi drejtor i Emergjencave Civile
17-Sokol Toto drejtor i teatrit Petro Marko
18-Genci Demiraj drejtor i Pallatit të Kulturës
19-Laura Brinja drejtoreshë e burimeve njerëzore
20-Igli Zahaj i drejtor i IMT
21- Elona Merkaj drejtore e Pallatit të Sportit
Ora 17:34
Pas Fierit, kryeministri Rama takime edhe në Durrës, kërkon dorëheqjen e drejtorëve

 

Pas takimeve në Fier me drejtuesit vendor, kryeministri Edi Rama zhvilloi takime edhe në Durrës, ku u prit nga kryetarja e Bashkisë së Durrësit Emirjana Sako.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se ashtu si në Fier, edhe në Durrës Rama kërkoi largimin e drejtuesve aktualë të institucioneve në varësi të bashkisë. 

S.B/I.M/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    I kishin mbetur edhe 3 muaj burg, si e vlerësoni lirimin e Salianjit?