Kryeministri Edi Rama ndodhet në Romë të Italisë, për konferencën e Rimëkëmbjes së Ukrainës. Në mbërritje ai është pritur nga kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, teksa mes tyre ka pasur edhe një bisedë miqësore dhe paksa "të tensionuar" që u shoqërua me përqafime, puthje dhe të qeshura. Dy kryeministrat shtrënguan edhe duart para mediave të pranishme.
"Ky është një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare të këtij viti, në mbështetje të Ukrainës dhe rindërtimit të saj pas pasojave shkatërruese të luftës, me pjesëmarrjen e liderëve botërorë, përfaqësuesve të lartë të BE-së, G7-ës, organizatave ndërkombëtare, institucioneve financiare dhe sektorit privat, për të koordinuar ndihmën konkrete dhe investimet strategjike në sektorët kyç të Ukrainës", shprehet kryeministri në një postim të tijin në rrjetin Instagram.
Ai ndau edhe foto të takimit me kryeministren Meloni dhe presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.
Komente

grande meloni
Përgjigju