Politikë

Kryeministri Rama mbërrin në Vlorë me helikopter ushtarak (VIDEO)

16 Korrik, 13:05| Përditesimi: 16 Korrik, 14:10

  • Share

Kryeministri Edi Rama mbërriti në Vlorë mesditën e kësaj të mërkure. Sikurse duket në pamjet e siguruara nga Report Tv, kreu i qeverisë ka mbërritur me helikopter ushtarak “Cougar”.

Kujtojmë se Rama është kthyer vetëm orët e fundit nga Gjermania, ku ndodhej në Bavari për të marrë pjesë në një festival muzikor të përvitshëm, me ftesë të Kryeministrit bavarez.

Korrenspondenti i Report Tv në Vlorë, Armand Xhelili, raporton se helikopteri ushtarak që transportoi Kryeministrin u ul tek ish-fusha e aviacionit.

Prej andej, Kryeministri u akomodua në vilën qeveritare në Vlorë i shoqëruar nga eskorta.

Arsyeja e vizitës në Vlorë nuk dihet. Sipas informacioneve, Kryeministri pritet të qëndrojë në Vlorë disa orë e më pas do të largohet, për t’u rikthyer të premten në qytetin bregdetar.

Kujtojmë se Rama ndodhej në Vlorë javën e kaluar, ku bëri takim në Bashkinë e këtij qyteti, duke kërkuar shkarkimin e të gjithë drejtorëve dhe administratorëve, me qëllim rifreskimin e stafit për të rritur performancën në shërbimet ndaj qytetarëve.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emigranti: 16/07/2025 15:01

    Prandaj ka qetesi ne Vlore

    Përgjigju
    • Tuku: 16/07/2025 15:30

      Shyqyr, nuk thua?

  • Sondazhi i ditës:

    Përplasja mes Lapajt e Shabanit për mandatin, kush mendoni se ka të drejtë?