Politikë

Mastercard hyn në Shqipëri, Rama: Pagesat elektronike reduktojnë informalitetin: Nga 5 mld euro të ardhura nga turizmi, 4% me kartë krediti! Koha që revolucioni ynë digjital të thellohet

27 Mars, 16:38| Përditesimi: 27 Mars, 18:04

  • Share

TIRANE-   Përshpejtimin e Pranimit të Pagesave Elektronike, në partneritet me Mastercard Europe kryeministri Edi Rama e cilëson një një hap konkret për të reduktuar informalitetin dhe “për të rritur ritmin e zhvillimit të ekonomisë shqiptare”.

"Të ardhurat nga turizmi kanë shkuar 5 miliardë euro, por vetëm 4 % e transaksioneve bëhen me kartë krediti. Kjo tregon sa i madh është boshllëku dhe sa shumë para që nuk i takojnë atyre që i mbajnë duhet tu shkojnë mbrasht qytetarëve për TVSh e taksave. Besojmë se digitalizimi i pagesave është një ndër instrumentet themelorë.." tha Rama. 

Rama theksoi se me mbështetjen e qeverisë dhe një fushatë ndërgjegjësimi për tregtarët dhe qytetarët, ky transformim do të sjellë më shumë mundësi, më pak kosto dhe një ekonomi më të fortë për të gjithë.

Kryeministri vlerësoi se ky është një produkt i mirëpritur për tregun edhe nga bankat e nivelit të dytë dhe është shumë i dobishëm për qytetarët e vendit. Ky program nuk konsiston që të krijohet një fazë me imponim mes qytetarëve dhe bizneseve duke vendosur masa shtrënguese.

“Fillimisht hyjmë me një ftesë për bashkëpunim që Mastercard e materializon me këtë program duke shpërndarë 4750 terminale pagese falas në mënyrë që hotelet, restorantet, marketet dhe taksitë të mund t’i aksesojnë këto pajisje pa qenë të shtrënguar që të dalin dhe t’i paguajnë në treg. Jo vetëm kaq, por Mastercard ka edhe një limit të caktuar për përdoruesit e këtyre pajisjeve që nuk paguajnë asnjë komision. 0% komision deri në një prag vjetor të caktuar. Mbi pragun fillon komisioni”, shtoi Rama.

Kryeministri nënvizoi se subjektet që e përdorin pajisjen e Mastercard kanë një rritje të lëvizjes dhe të dinamikës të numrit të klientëve dhe transaksioneve si rezultat i pamjes së shëndetshme që ka biznesi i tyre.

U bëri apel bankave ta mbështesin këtë proces ndërsa lajmëroi dhe ardhjen e Visa. 

"Ta mbështesim këtë proces në mënyrë aktive. .. Është e rëndësishme për ne. Shpresoj se pas ardhjes së Mastercard, presim të vijë edhe Visa. Presim të vijë, se kur i thonim dikur hajdeni, na thoshin nuk është Shqipëria interesante. Kështu që tani që Shqipëria u bë interesante edhe me ardhjen e Mastercard, do vijë edhe Visa" tha Rama. 

Ministrja e shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj tha se në një kohë të shkurtër, me programet e reja dhe reformat ekonomike do rritet performanca dhe niveli i pagesave elektronike.

Për të pranishmit prezantoi shifrat. Dikur bëheshin vetëm 40 për qind pagesa dixhitale dhe bankare, kurse tani deri në 80%. Nga 2 pagesa dixhitale për frymë kur mazhoranca erdhi në pushtet, tani bëhen 28 pagesa për frymë dixhitale.

“Për ne është shumë e rëndësishme që Mastercard hyn në Shqipëri si rezultat i faktit që sot e gjen tregun shqiptar të gatshëm për të adoptuar veten me produktin e Mastercard. Por nga ana tjetër, për ne është shumë e mirëpritur ardhja e Mastercard, sepse është koha që revolucioni ynë digjital të thellohet shumë më tepër edhe në drejtim të thjeshtimit dhe përmirësimit të sistemit të pagesave në vend”, tha Rama.

Megjithatë ajo nënvizoi se "ende ka biznese private që pagesat i bëjnë ende në cash'

Guvernatori Gent Sejko u shpreh se në katër vitet e fundit, përdorimi i kartave bankare dhe POS-eve është rritur në tre herë ose me 400%, kurse i transaksioneve bankare me shtatë herë. Por ai vuri theksin te përdorimi në përqindje sa më të partë i pagesave bankare, pasi krijon edhe kursime financiare deri në 8 mld lekë.

Ora 17:18
Rama për pagesat elektronike: Jemi optimistë për të ardhmen, pas ‘Mastercard’ presim të vijë edhe VISA! Dikur na thoshin se Shqipëria s’është interesante

 

Në mbyllje të fjalës së tij për eventin e çeljes së Programit për Pagesat Elektronike dhe ‘Mastercard’, kryeministri Edi Rama u shpreh optimistë për të ardhmen në këtë fushë, pak pasi nënvizoi edhe shqetësimin për nivelin e lartë të pagesave cash, raport që sipas tij duhet të ndryshonte.

Madje vuri në dukje se pas mbërritjes së “Mastercard” në Shqipëri, tani është radha edhe e VISA, shërbim që sipas kreut të qeverisë, shumë vite më parë refuzoi Shqipërinë sepse “nuk ishte interesante”.

“Jemi optimist për të ardhmen sepse fuqia jonë është individi shqiptar. Dhe shqiptarët kanë nevojë për më shumë dhe kjo na bën optimistë për të realizuar. Ta mbështesim këtë proces në mënyrë aktive. Është e rëndësishme për ne. Shpresoj se pas ardhjes së Mastercard, presim të vijë edhe Visa. Presim të vijë, se kur i thonim dikur hajdeni, na thoshin nuk është Shqipëria interesante. Kështu që tani që Shqipëria u bë interesante edhe me ardhjen e Mastercard, do vijë edhe Visa. I uroj shumë suksese edhe bankave, pasi ato kanë nevojë për suksesin”, mbylli fjalën Rama.

Ora 17:08
Rama: Kapitalistët e mëdhenj nuk shquhen për mbajtjen e fjalës, por Mastercard e mbajti! 95% e shërbimeve online, 650 mln euro kursime! Vetëm martesat s’i bëjmë dot, mbase...

 

Kryeministri Edi Rama falënderoi drejtuesit e Mastercard për mbajtjen e fjalës në programin e pagesave elektronike që po realizohet në Shqipëri, duke bërë edhe batuta me ta, teksa u shpreh se “zakonisht kapitalistët e mëdhenj nuk e mbajnë fjalën, por mesaduket drejtori ka ADN nga Ballkani dhe u rikthye për ta mbajtur këtë fjalë”.

Kreu i qeverisë vuri theksin te negativiteti i pagesës cash dhe që të ndryshojnë shifrat, ndërsa u shpreh se 95% e shërbimeve në Shqipëri bëhen online dhe kursehen 650 milionë euro në total tek qytetarët.

Madje ai nuk mungoi batutën për këtë shërbim, duke thënë se “vetëm martesat nuk i bëjmë dot online, por edhe për to mbase një ditë do e arrijmë”.

Fjala e Ramës për shërbimet dhe programin:

“Një program shumë i dobishëm për Shqipërinë dhe shqiptarët. Më vjen mirë, se kapitalistët e mëdhenj nuk shquhen për mbajtjen e fjalës, por këtë herë e mbajtën, këta të Mastercard-it e mbajtën këtë fjalë. Por mesaduket ka edhe një përqindje ADN-je këtej nga Ballkani dhe ja ku ëhstë, u kthye për të realizuar këtë dhe e mbajti fjalën.

Për ne është e rëndësishme që Mastercard hyn në Shqipëri, edhe për faktin se e gjen tregun shqiptar të gatshëm për të adoptuar me produktin e gatshëm.
Edhe për ne është e rëndësishme, që revolucioni dixhital të thellohet edhe për thjeshtësimin e pagesave në vend. Kemi bërë punë të jashtëzakonshme me shërbime online, 95% e tyre bëhen online, nuk kemi arritur ende të bëjmë online martesën, se na duhen dëshmitarët, të dashuruarit etj. etj., nuk e kemi arritur, por mbase një ditë do e arrijmë. Por ka edhe si ato me gjurmët e gishtrinjve, ku kërkohet prania e personit. 650 mln euro të kursyera nga ky program i shërbimeve online.

Kemi të dhëna masive negative përsa i përket masivitetit të cash-it dhe pak me pagesa bankare. Nga 30% të personave me llogari bankare, tani kemi në 80% të qytetarëve me llogari bankare”.

Ora 16:54
Guvernatori Sejko: Përdorimi i kartave bankare u rrit me tre herë në katër vitet e fundit, kurse i transaksioneve me shtatë herë

 

Guvernatori Gent Sejko vlerësoi rritjen e pagesave me karta dhe dixhitalizimit financiar, që i shërben edhe ekonomisë dhe kursimit.

“Në 4 vitet e fundit përdorimi i kartave është rritur 400 për qind ose tre herë më shumë. Shumica e pagesave sot bëhen me kartë, por edhe zgjerimi i përdorimit të POS-eve, kartave të debitit për blerje. Në katër vite është rritur 7 herë numri i transaksioneve, duke e krahasuar me vitin 2020”, tha ai.

Sipas Bankës Botërore, sa më shumë të rritet shërbimi i pagesave dixhitale, aq më shumë kursehet në nivel ekonomik. Nëse këto kuota shkojnë në 70% në pagesa dixhitale, do të kurseheshin 8 mld lekë, nënvizoi guvernatori Sejko mes të tjerash.

A.Q/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Or tej: 27/03/2025 18:10

    Mjafton te detyrosh bankat si dhe hotelet, dyqanet, lokalet qe mos te faturojne komisionet marramemdese apo te gjejne justifikime qe nuk punon POS-i dhe te gjithe do i perdorin pagesat me karta or teeeejjjjj

    Përgjigju
    • Or tej: 27/03/2025 23:58

      O Gamar nuk jane te prera me sepate perdorimet e MC apo Visa-s or teeeejjjjj

    • Gamar: 27/03/2025 20:32

      hahahaha or teeeejjj mastercard perdoret vetem ne turizem dhe visa per pagamarresit orteeejjj

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?