Sociale

VIDEO/ Sezoni turistik, lirohen plazhet publike në Velipojë

29 Korrik, 08:18| Përditesimi: 29 Korrik, 08:57

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një mesazh në rrjetet sociale, duke vënë në dukje nivelin e lartë të gatishmërisë në Velipojë për garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë sezonit turistik.

Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së hapësirave publike dhe administrimit të mirë të zonave bregdetare në të gjithë vendin.

Nga pamjet e shpërndara nga kreu i qeverisë shihet një aksion i uniformave blu për të liruar hapësirat që ishin zaptuar në kundërshtim me ligjin.

“Mirëmëngjes dhe me Velipojën ku është përditë e lartë gatishmëria për të garantuar hapësirat publike e një sezon turistik sa më të sigurt e të rregullt në çdo cep të bregdetit tonë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në rrjetet sociale.

Shërbimet e Policisë do të vijojnë kontrollet përgjatë gjithë vijës bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit, dhe verifikimin e aktiviteteve që kryejnë subjektet, gjatë sezonit veror.

Xh.K/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Më i votuari i listës së hapur, a mendoni se mandati i takon Adriatik Lapajt?