Edi Rama dhe Mark Marku

Kryeministri Rama përgënjeshtron lajmin se ish-deputeti Mark Marku është ‘emëruar me post të rëndësishëm’: Rrena të tilla ka përditë me shumicë!

8 Tetor, 18:09| Përditesimi: 8 Tetor, 18:55

  • Share

Një lajm ka qarkulluar në disa media se ish-deputeti demokrat Mark Marku ishte “shpërblyer” nga kryeministri Edi Rama me një post zyrtar.

Ky emërim vinte pak javë pas podkastit ku ish-ligjvënësi Marku ishte i ftuar nga kreu i qeverisë në pozicionin e moderatorit të “Flasim”.

Sot (8 Tetor), ka qenë vetë kryeministri Rama që e ka përgënjeshtruar publikisht me një reagim-postim në rrjetin social X (ish-Twitter), duke e cilësuar si “lajm të rremë”.

Ai thekson se “të tilla rrena ka përditë dhe më shumë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët” dhe se e bënte “përgënjeshtrimin në respekt” të ish-deputetit Marku.

Postimi i kryeministrit Edi Rama:

“LAJM I RREMË

Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”.

Postimi i kryeministrit Edi Rama në rrjetin social X

A.Q//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 09/10/2024 02:41

    Ashtu si c'bene politikanet amerikane qe vizituan menjehere zonat e prekura nga uragani,menduam qe dhe ju do te vizitonit vlonjatet qe u permbyten,por duket qe ashtu sic thua dhe ti vete,na rreneu mendja!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?