Klaus Iohannis

Kryeministri Rutte i preferuari i vendeve anëtare të NATO-s, presidenti rumun mund të tërhiqet nga gara për drejtimin e aleancës

19 Qershor, 15:42| Përditesimi: 19 Qershor, 15:48

  • Share

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, mund të tërheqë kandidaturën për Sekretar i Përgjishëm i NATO-s.

Sipas Arab News, kryeministri rumun pritet të shpallë këtë vendim ditën e nesërme (20 qershor 2024).

Iohannis ka deklaruar se fillimisht do të bisedojë rreth vendimit të tij me Këshillin Suprem të Mbrojtjes Kombëtare të Rumanisë dhe pastaj do ta bëjë atë publik.

Dje, Hungaria dhe Sllovakia kanë deklaruar mbështetjen për kryeministrin holandez Mark Rutte, duke e lënë Rumaninë shtetin e vetëm në mesin e 32 vendeve anëtare të NATO-s që nuk e ka mbështetur liderin holandez 57-vjeçar.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?