Një debat i ashpër u zhvillua në parlament mes kryetares së Kuvendit Elisa Spiropali dhe deputetit të PD-së Asllan Dogjani.
Dogjani nënvizoi se vetë bashkëpunëtori i Ramës ka thënë se kryeministri sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit.
“Rama e ka kthyer Ministrinë e Brendshme në një vegël për pushtetin e tij. Si mund të mbani përgjegjësi, kur keni kryeministër që jeton si monark. Kemi kryeministër që sillet me brekë nëpër këmbë nëpër zyrat e shtetit, e ka thënë zv.ministri, sepse dukshëm nuk është mirë nga koka”, tha Dogjani.
Ndërkohë Spiropali i tha Dogjanit se nuk mund të përdorte fyerje në foltoren e Kuvendit.
"Përfundo fjalën. Mos guxoni të flisni mbi fyerje e shpifje", tha Spiropali.
"Mbylle ti gojën. Po them atë që kanë thënë bashkëpunëtorët tuaj", tha Dogjani.
"Është e papranueshme që të fyeni zyrtarë të lartë, kryeministrin, ministra apo deputetë", shtoi Spiropali.
Lajmi kryesor:
Vetëvrasja e 17-vjeçares, Dogjani në Kuvend: Bullizohej, shteti e vrau se e la të varfër! Hoxha: Mos bëj politikë me drama familjare
Xh.K/E.H/ReportTv.al
![](https://report-tv.al/template/img/antipiracynote.jpg)