Robert Fico duke u transportuar për në spital

Kryeministri sllovak i nënshtrohet një operacioni tjetër, në gjendje të rëndë shëndetësore

17 Maj, 14:44| Përditesimi: 17 Maj, 17:41

  • Share

 Ministri i Mbrojtjes së Sllovakisë, Robert Kalinak, ka deklaruar se kryeministri Robert Fico i është nënshtruar një operacioni tjetër.

“Kryeministri sllovak Robert Fico i është nënshtruar një operacioni tjetër këtë mëngjes që zgjati dy orë e gjysmë”, tha ministri i Mbrojtjes, Robert Kalinak për gazetarët.

Më tej ministri i Mbrojtjes tregoi se gjendja shëndetësore e Ficos mbetet e rëndë.

Gjendja e tij shëndetësore është ende shumë e rëndë, ndoshta do të duhen disa ditë për të parë se si do të vazhdojë”, tha ai paraditen e sotme jashtë ambienteve të spitalit Banska Bistrica ku vijon të jetë i shtruar kryeministri.

Kryeministri sllovak Robert Fico kishte shkuar të mërkurën e 15 majit 2024 për të zhvilluar një takim me mbështetësit e tij jashtë Shtëpisë së Kulturës në qytetin Handlova rreth 150 kilometra larg kryeqytetit, Bratislavë kur u qëllua me 4 plumba, në gjoks, stomak, gjymtyrë dhe në arterie. Menjëherë pas incidentit policia arrestoi autorin e plagosjes, një shkrimtar 71-vjeçar, i identifikuar si Juraj Cintula.

Gjatë marrjes në pyetje autori deklaroi se e kreu këtë akt, sepse nuk ishte dakord me qeverisjen nën drejtimin e Ficos. Plagosja e rëndë e Robert Fico ka trazuar jo vetëm ujërat e politikës vendase por edhe asaj europiane që thonë se ngjarja mund të ketë ndikim në zgjedhjet europiane.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?