Bota

Kryeministri spanjoll merr një ‘zarf të dyshimtë’, pas shpërthimit në ambasadën e Ukrainës

1 Dhjetor 2022, 15:58| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 15:55

  • Share

1669906444_pedro.PNG

Policia spanjolle informoi Gjykatën Kombëtare se kishte përgjuar një zarf me material piroteknik drejtuar kryeministrit Pedro Sanchez, vetëm pak orë pasi zarfi i dyshimtë mbërriti në bazën ajrore Torrejon de Ardoz mëngjesin e sotëm.

Deri më tani janë përgjuar katër zarfe. Sekretari i Shtetit për Sigurinë, Rafael Perez do të dalë në një konferencë për shtyp në orën 12:00 në selinë e Ministrisë së Brendshme për të informuar opinionin rreth këtyre ngjarjeve, raportojnë mediat e huaja.

Burime nga Ministria e Brendshme konfirmuan për shërbimin publik se rreth orës 3-4 të mëngjesit, në njësinë ushtarake të bazës ajrore Torehod de Ardoz ka mbërritur një zarf i dyshimtë drejtuar qendrës satelitore.

Gjatë kalimit përmes skanerit, përmbajtja e zarfit ndezi alarmet, të cilat lajmëruan forcat e sigurisë. Menjëherë janë aktivizuar protokollet përkatëse, ndërsa Policia Kombëtare ka marrë përsipër analizën e zarfit, që mund të jetë i ngjashëm me ato të përgjuar më herët.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Macron- Biden: Të gatshëm të flasim me Putin! Konferencë ndërkombëtare më 13 dhjetor në Paris


S.S/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni punën e qeverisë gjatë vitit 2024?