Pedro Sanchez

Kryeministri spanjoll riorganizon kabinetin pas fitores, qëndron besnik ndaj ministrave kryesorë

20 Nëntor 2023, 11:42| Përditesimi: 20 Nëntor 2023, 11:51

  • Share

Kryeministri socialist i rizgjedhur i Spanjës, Pedro Sanchez ka të ngjarë të mbajë shumicën e ministrave të lartë në kabinetin e tij të ri që pritet të shpallet zyrtarisht të hënën, thanë burimet për Reuters.

Ministrja e Energjisë Teresa Ribera, e Buxhetit Maria Jesus Montero, i Jashtëm Jose Manuel Albarez dhe ministrja e Punës Yolanda Díaz pritet të ruajnë të gjitha postet e tyre.

Ministrja e ekonomisë Nadia Calvino, e cila po udhëheq garën për presidencën e Bankës Evropiane të Investimeve në fund të vitit, ka të ngjarë të mbajë pozicionin e saj në kabinetin spanjoll deri atëherë.

Sipas stacionit të radios shtetërore TVE, Sanchez mund të emërojë Yordi Hereu të Partisë Socialiste Katalane si ministër të industrisë.

Pavarësisht premtimit të tij të mëparshëm për të kufizuar numrin e anëtarëve të kabinetit, Sánchez do të mbajë 22 poste në kabinet.

S.S/ReportTv.al
Komento

Komente

  • web: 23/11/2023 22:54

    kurse ai i joni ne shqiperi kerkon zhdukjen e te rinjve

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?