‘Kryeministria, më ka refuzuar 4 herë pensionin special’, kineasti Mit’hat Fagu: Marr 11500 lekë! Jam vetësakrifikuar për filmin, pishman që jam harruar nga vendi im

10 Qershor 2022, 16:21| Përditesimi: 10 Qershor 2022, 16:25

  • Share

84-vjeç kineasti Mit’hat Fagu, nga fillimet e viteve ’90 jeton në Itali.  Në 3 dekada punë në ish-Kinostudio, Shqipërisë i la krahas filmit artistik “Prita”, disa filma dokumentarë” e një kontribut të çmuar në filmin vizatimor. Në Shqipëri po bën përpjekjen e radhës për të fituar pension të posaçëm “për rezultate të dallueshme në fushën e kulturës dhe arteve”.

Por e gjitha nga mbetur tek Këshilli i Ministrave, një vendim që nuk merret.

“Më vjen shumë keq, ky përçmim që ndiej nga administrata shtetërore për figurën time, për kontributin tim që kam dhënë në kinematografinë shqiptare dhe që jam vetësakrifikuar...kam kërkuar të drejtën legjitime për pension të veçantë se jam shumë i vonuar pas 30 vjetëve. Ministria e Kulturës e aprovon emrin tim 4 herë radhazi, dhe 4 herë radhazi unë hiqem nga administrata e Kryeministrisë. Dhe kjo më vë pozicion të vështirë të them të drejtën. Sepse unë ëndërroj të kthehem në Shqipëri, por me atë pension qesharak, 11500 lekë nuk mund të jetoj sepse jeta në Shqipëri është shumë shumë  e shtrenjtë!”, thotë kineasti.

Vitet e fundit Fagu ka ndjekur emrat që kanë përfituar këtë pension special, duke tentuar të kuptoj për shkaqet që  e përjashtojnë vetë atë.

“Ka shembuj të tjerë që kanë bërë kërkesa si unë dhe e kanë marrë! Janë 15 emra çdo vit që aprovohen , mbesin 14, hiqet vetëm emri im.  Fillova të hulumtoj për këta 14 të tjerët. Shumica ishin sportistë, një artistë, dhe një njeri që s’kishte bërë asgjë për këtë vend. Mos harrojmë që në diktaturë jam internuar dhe unë 12 vjet”, thotë Fagu.

Largimi nga ish Kinostudio në vitin 1973 pas filmit dokumentar “Në shtigjet e revolucionit tekniko-shkencor”, e të tjera peripecira që i ka sjell puna me filmin, ishin disa nga goditjet që mori nga diktatura. Ndërsa në Itali po përgatitet një botim kritik për veprimtarinë e tij artistike, që do të titullohet “Disidenti”

“Pishman që jam harruar nga vendi im! Edhe ky është pishman i madh!” thotë regjisori.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Drini: 10/06/2022 16:38

    Shtetit i duhen leket per te te bere nje varrim dinjitos sepse ashtu duket sikur te ka nderuar, pavaresisht se per se gjalli te la me 80 euro pension.

    Përgjigju
    • Pranvera Fagu: 11/06/2022 16:24

      Njerzit e NDERSHEM qe punojneme pasterti e ndershmeriper ate popull, PERBUZEN nga te PA After qe sot ndodhen ne qeverisje!!!

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?