Kryeministrja e Danimarkës: Kemi shumë fusha ku mund të punojmë së bashku me Shqipërinë

6 Mars 2023, 12:22| Përditesimi: 6 Mars 2023, 12:52

  • Share

 

Në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, kryeministrja e Danimarkës  Mette Frederiksen, tha se me kreun e qeverisë diskutuan për shumë projekte të përbashkëta.

‘Sigurisht kemi diskutuar tema të ndryshme, kemi tema evropiane të luftës në Ukrainën. Duam të ndërtojmë një partneritet më të fortë midis Danimarkës dhe Shqipërisë. Rindërtimi është një nga fushat ku po punojmë së bashku. Shoh shumë fusha ku mund të punojmë së bashku. Dëgjova edhe atë që u tha për turizmin dhe mund të mbështesim që më shumë danez të vijnë në Shqipëri.’- tha Mette.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se një mënyrë e mirë bashkëpunimi është për procesin në fushën e arsimit dhe të dijes.

‘Unë mund të shtoj se në procese e  Integrimit njëra rrugë, është rruga e Brukselit dhe e gjithë ndërveprimeve me grupet tona të punës dhe grupeve të caktuar ën Bruksel. Rruga tjetër që është ajo mbështetjes së këtij procesi është aja e bashkëpunimeve e bilaterale dhe të dijes. Danimarka është një nga vendet më të admirueshme për shkak të dijes, ne e kemi rrugën e hapur për të kërkuar ndihëm dhe mbështetje teknike për fusha të caktuar që do ta bëjmë dhe në proces.’- tha Rama.


Lajmi kryesor:

Rama: BE duhet të zgjohet dhe të mbështesë më shumë rajonin, pa kompromentuar standartet! Homologia daneze: Jeni partner i besueshëm për ne


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?