Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin në një deklaratë me kreun e qeverisë Edi Rama shprehu mbështetjen e plotë të Finlandës për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.
'Shqipëria na ka mbështetur qoftë në teori dhe në praktikë. Është e rëndësishme të deklarojmë fort dhe qartë se jemi të bashkuar se nuk ka vend për logjikën e Rusisë. Suedia dhe Finlanda do të jenë ofrues sigurie. Na duhet të rrisim sanksionet kundër Rusisë. Është jetike që Ballkani Perëndimor të jetë në harmoni, duam të mbështesim Shqipërinë në anëtarësimin e saj në BE. E vlerësojmë rolin tuaj në Këshillin Kombëtar të sigurisë. Nuk ka marrëdhënie më ë thellë midis kombeve se sa të jemi aleatë. Ka shumë potencial edhe kur vjen fjala midis marrëdhënieve midis Finlandës dhe Shqipërisë.'- tha Marin.
Lajmi kryesor:
Kryeministrja e Finlandës në Tiranë: Mbështesim anëtarësimin e Shqipërisë në BE! Rama: Dyert e NATO-s duhet të jenë të hapura për ju e Suedinë
M.Q.//ReportTv.al