Deputeti laburist i Zelandës së Re, Chris Hipkins do të zëvendësojë Jacinda Ardern si kryeministre, pasi kjo e fundit dha dorëheqjen nga posti. Chris Hipkins është i vetmi kandidat që kërkon udhëheqjen e partisë Hipkins u zgjodh për herë të parë në parlament në vitin 2008 dhe u emërua ministër për COVID-10 në nëntor 2020.
Ai do të duhet ende të miratohet zyrtarisht nga Partia e Punës në Dhomën e Përfaqësuesve të dielën përpara se të bëhet lider. Nëse Hipkins merr atë mbështetje, Ardern do t'i paraqesë zyrtarisht dorëheqjen e saj guvernatorit të përgjithshëm, i cili më pas, në emër të mbretit Charles III, do të emërojë Hipkins si kryeministër. Lideri i ardhshëm laburist përballet me një betejë të vështirë nëse dëshiron të mbetet në postin e lartë pas zgjedhjeve të 2023.
Inflacioni dhe rritja e pabarazisë sociale bënë që popullariteti i Ardern të binte në nivelet më të ulëta të të gjitha kohërave sipas sondazheve. Adern dha dorëheqjen tre ditë më parë. Ardern u bë gruaja më e re në krye të qeverisë në botë kur u zgjodh kryeministre në vitin 2017, në moshën 37-vjeçare. Një vit më vonë ajo u bë liderja e dytë e zgjedhur në botë që lindi gjatë kohës që ishte në detyrë, pas Benazir Bhutto të Pakistanit në 1990.
Ajo drejtoi Zelandën e Re përmes krizës pandemisë Covid-19 dhe recesionit që pasoi ndërsa të vështirë kishte edhe të trajtonte çështjen e të shtënave në xhaminë Christchurch dhe shpërthimin vullkanik të Ishullit të Bardhë. Ardern tha se pesë vitet e fundit e gjysmë kanë qenë më të përmbushurit e jetës së saj, por drejtimi i vendit gjatë ‘krizës’ ka qenë i vështirë.