Elisabeth Borne

Bota

Kryeministrja franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit

11 Korrik 2022, 22:26| Përditesimi: 11 Korrik 2022, 22:27

  • Share

Kryeministrja e Francës, Elisabeth Borne, të hënën i mbijetoi mocionit të parë të mosbesimit në Parlament, mocion i sponsorizuar nga opozita e krahut të majtë.

Mocioni – për të cilin kërkoheshin 289 vota për të kaluar – u mbështet nga 146 deputetë në Parlamentin Kombëtar prej 57 deputetësh. Votimi pasoi një debat prej tre orësh.

Partia Franca e papërkulur (LFI) e ngriti mocionin kundër Borne, e cila udhëheqë Qeverinë e pakicës. Por, kryeministrja nuk ishte në rrezik pasi partitë e tjera opozitare deklaruan para votimit se nuk do ta mbështesnin mocionin.

Gjatë debatit, kryeministrja franceze akuzoi partinë LFI se po humb kohën parlamentare për tema më të rëndësishme.

“Zonja dhe zotërinj, sot ne do të mund të punonim për të mirë e popullit francez. Por, në vend të kësaj ne po debatojmë për mocionin e mosbesimit, që bazohet në synimet e mia të pretenduara dhe që po pengon punën e Parlamentit, njëherësh edhe dëshirën e popullit francze”, tha Borne para votimit.

Borne u emërua në postin e kryeministres në maj nga presidenti Emmanuel Macron, vetëm një muaj para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, në të cilat, partia centriste që është në pushtet, humbi shumicën.

“Ne nuk do të pranojmë asnjëherë që dikush të mbajë pushtetin e këtij shteti me legjitimitetin e vetëm që është emëruar nga presidenti”, tha ligjvënësi i LFI-së, Alexis Corbiere.

“Ky është momenti i së vërtetës”, tha liderja e Grupit Parlamentar të LFI-së, Mathilde Panot.

Borne, 61 vjeçe, e ka bërë të qartë se planifikon që të varet nga votat e partive opozitare për të kaluar ligjet që do të sjellë në Parlament, teksa partia Republikane e krahut të djathtë po shihet si subjekti kyç për të ardhmen e saj.

Mbështetja e 62 deputetëve të Republikanëve do të ishte e mjaftueshme që Qeveria të mund të kalonte të gjitha ligjet në Parlamentin francez./ Rel

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?