Giorgia Meloni

Bota

Kryeministrja italiane: Jam dakord me deklaratën e zv.presidentit amerikan, Europa është pak e humbur

28 Mars, 11:37| Përditesimi: 28 Mars, 11:47

  • Share

Giorgia Meloni tha për të përditshmen “Financial Times” se është dakord me deklaratën e zv. presidentit të SHBA se Evropa është pak e humbur. Sipas saj Italia nuk duhet të zgjedhë mes SHBA dhe BE, ndërsa komentoi edhe forcën e sigurisë për Ukrainën.

Kryeministrja italiane tha se ishte "në interesin e të gjithëve" për të kapërcyer tendosjet në marrëdhëniet transatlantike, duke i përshkruar reagimet e disa liderëve europianë ndaj Donald Trump si "pak shumë politike".

Meloni bëri të qartë se nuk e shihte presidentin amerikan si kundërshtar dhe se do të vazhdonte të respektonte "aleatin e parë" të Italisë.

"Unë jam konservatore. Trump është një lider republikan. Sigurisht që jam më afër tij se me shumë të tjerë, por e kuptoj një lider që mbron interesat e tij kombëtare," tha Meloni .

“Marrëdhëniet tona me SHBA-në janë marrëdhëniet më të rëndësishme që kemi. Italia mund të ketë marrëdhënie të mira me [Shtetet e Bashkuara] dhe nëse ka diçka që Italia gjithashtu mund të bëjë për të shmangur një konfrontim [të SHBA] me Europën dhe për të ndërtuar ura, unë do ta bëj këtë - dhe është në interes të evropianëve”, theksoi ajo.

Meloni madje shprehu dakordësinë me qëndrimet e zëvendëspresidentit amerikan Vance për Europën në Konferencën e Mynihut

"Më duhet të them se jam dakord. Këtë e kam thënë prej vitesh… Europa e ka humbur pak veten. Kritika e Trump ndaj Evropës nuk kishte për qëllim popullin e saj, por "klasën e saj sunduese... dhe idenë se në vend që të lexoni realitetin dhe të gjeni mënyra për t'u dhënë përgjigje njerëzve, ju mund të impononi ideologjinë tuaj mbi njerëzit", shtoi ajo.

Ndërsa Komisioni është zotuar të hakmerret kundër tarifave doganore të Trump, Meloni dëshiron që BE të ruajë qetësinë e saj.

"Ndonjëherë kam përshtypjen se ne thjesht përgjigjemi instinktivisht," tha ajo.

"Në këto tema ju duhet të thoni, 'Ruhuni të qetë, djema. Le të mendojmë'."

Ajo mbetet skeptike në lidhje me propozimin francez dhe britanik për një "forcë sigurie" europiane për Ukrainën, që sipas saj mund të shihet nga Moska si një provokim.

"Ne duhet të jemi të kujdesshëm këtu. Kjo mund të shihet më shumë si një kërcënim," tha ajo.

Në vend të kësaj, ajo mbron shtrirjen e klauzolës së mbrojtjes reciproke të Nenit 5 të NATO-s në Ukrainë - pa e pranuar në fakt Kievin në aleancë - gjë që ajo pretendon se do të ishte “më e lehtë dhe më efektive” se propozimet e tjera.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sum Italia: 28/03/2025 16:01

    Italia do te zevendesohet me Brazilin ne G7 , ka rënë shume si fuqi ekonomike po kthehet nga industri ne vend konsum panine e turizëm

    Përgjigju
  • Tes: 28/03/2025 12:12

    Po ti nuk ke faj?Apo nuk je ne Europe?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?