Jacinda Ardern, kryeministre e Zelandës së Re

Kryeministrja më e suksesshme në luftën ndaj pandemisë, siguron mandatin e dytë

17 Tetor 2020, 12:17| Përditesimi: 17 Tetor 2020, 12:20

  • Share

Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ka siguruar fitoren për mandatin e dytë në zgjedhjet e përgjithshme të vendit, me premtimin se në mandatin e saj të ri fokusi do të jetë luftimi i pabarazisë sociale.

Fitoren e Ardern e pranoi edhe liderja e opozitës, Judith Collins  e cila përgëzoi Ardern për arritjen një fitorje të jashtëzakonshme.

Me më shumë se 80% të votave të numëruara, Partia e Punëtorëve e drejtuar nga kryeministra liberale siguroi dyfishin e mbështetjes  ndaj kundërshtares së saj.

Zgjedhjet  më shumë si një garë, në Zelandën e Re u perceptuan si referendum mbi udhëheqjen e Ardern.

Një nga shkaqet e fitores së thellë të Ardern, erdhi për shkak të rezultateve të luftës së saj ndaj pandemisë së shkaktuar nga Covid-19. Zelanda e Re  është vendi i parë që arriti rezultate tejet pozitive në luftën ndaj virusit dhe po ashtu ka një shkallë të ulët të viktimave. eliminon transmetimin e koronavirusit pasi vendet evropiane raportojnë më pak vdekje

Duke folur për shtypin, ajo shtoi se ishte "shumë e kënaqur me rezultatet " dhe shtoi se duke nisur nga nesër puna do të fillojë normalisht sikur të mos ketë ndodhur asgjë.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?