Foto: Kryeministrja italiane Giorgia Meloni

Bota

Kryeministrja Meloni: Rrezik i madh të njihet shteti i Palestinës në këtë moment

26 Korrik, 11:02| Përditesimi: 26 Korrik, 11:05

  • Share

Kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni ka deklaruar se njohja e shtetit të Palestinës në këtë moment mund të jetë kundërproduktive për vetë objektivin e krijimit të tij.

Në një intervistë për gazetën 'La Repubblica', ajo u shpreh: “Besoj se njohja e shtetit të Palestinës, pa pasur realisht një shtet të tillë, mund të jetë madje edhe e dëmshme për qëllimin përfundimtar”.

Meloni shtoi se këtë qëndrim e ka shprehur disa herë, përfshirë edhe në Parlamentin italian, si dhe gjatë bisedimeve me autoritetet palestineze dhe Presidentin francez Emmanuel Macron.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Presidenti Macron deklaroi se Franca do ta njohë Palestinën si shtet në muajin shtator.

Sipas Kryeministres Meloni, “nëse diçka që në fakt nuk ekziston njihet vetëm në letër, ekziston rreziku që problemi të perceptohet si i zgjidhur, ndërkohë që realisht nuk është”.

Ajo theksoi se është mbështetëse e vendosur e krijimit të një shteti palestinez, por jo e njohjes së tij përpara se të përfundojë procesi real për themelimin e tij.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?