Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, u takua mbrëmjen e djeshme në Beograd me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.
Sipas njoftimit zyrtar të qeverisë italiane, takimi shërbeu si një mundësi për të rikonfirmuar mbështetjen e plotë të Italisë për procesin e anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian, si dhe për reformat që Beogradi ka ndërmarrë në këtë drejtim.
Gjatë takimit u diskutua edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Italisë dhe Serbisë, me synimin për të forcuar më tej bashkëpunimin në të gjitha fushat me interes të përbashkët.
Në fokus të bisedimeve ishin gjithashtu çështjet kyçe ndërkombëtare, përfshirë luftën në Ukrainë, si dhe zhvillimet rajonale.
Të dy liderët theksuan rëndësinë e stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor, duke rikonfirmuar mbështetjen për dialogun Prishtinë-Beograd, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.
Komente
