Kryeministrja e Republikës së Serbisë, Ana Bërnabiç ka folur për Asociacioni e Komunave me Shumicë Serbe dhe thotë se besueshmëria e BE-së varet nga zbatimi i këtij asociacioni.
Sipas kryeministres serbe, gjashtë pika të marrëveshjes së Brukselit i referoheshin Asociacionit.
“Gjashtë pika në Marrëveshjen e Brukselit i referohen Asociacionit, dhe besueshmëria e BE-së tani qëndron në zbatimin e Asociacionit, formimin e Asociacionit dhe më pas mund të vazhdojmë përpara,” – u shpreh ajo në hapjen e konferencës rajonale “Integrimi euroatlantik i Ballkanit Perëndimor”.