Kryeministrja serbe, Ana Brnabiç

Kryeministrja serbe: Vuçiç ende i pavendosur për të ardhur në samitin e BE në Tiranë, duhet të përballet me hipokrizinë

5 Dhjetor 2022, 09:22| Përditesimi: 5 Dhjetor 2022, 09:28

  • Share

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiç tha se presidenti serb, Aleksandër Vuçiç duhet të jetë i pranishëm në samitin e Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor që pritet të mbahet të martën në Tiranë. Ajo tha se Vuçiç ende nuk kishte marrë një vendim përfundimtar, megjithatë shtoi se presidenti serb ishte i vetmi që mund të përballej me hipokrizi.

Vendimi i Vuçiç për të bojkotuar samitin, u bë i ditur pas vendimit të kryeministrit Albin Kurti për të emëruar Nenad Rashiç si ministër në qeverinë e Kosovës. Sipas mediave serbe, reagimi i Vuçiç vinte pasi Rashiç i cili është edhe kryetar i Partisë Demokrateike Progresiste, nuk gëzonte as 0.2% të mbështetjes nga serbët e Kosovës.

Në 1 dhjetor, presidenti serb, Aleksandër Vuçiç ka anuluar vizitën e tij në Tiranë, të planifikuar për t'u mbajtur në 6 dhjetor kur në kryeqytetin shqiptar mblidhen krerët e BE-së dhe të Ballkanit Perëndimor. 


Lajmi kryesor:

Samiti i Tiranës/ Rama e paralajmëroi dje, Vuçiç e konfirmon: Po udhëtoj për në Shqipëri, gjëra shumë të mira na presin


B.V/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gege Kosova: 05/12/2022 09:34

    Me mire me thene kjo z...! populli i tij dhe ai vet,te nderpres hipokrizine,urrehjetn patologjike deri ne krime dhe inatet, bashke me lakmine ndaj shqiptareve.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?