Rrugorja e Shkodrës ka gjobitur 6 drejtues automjetesh për shkak të parakalimeve të rrezikshme që kryen në aksin rrugor Shkodër-Hani i Hotit.
Gjobat variojnë nga 6 000 deri në 12 000 lekë.
Në njoftimin zyrtar për mediat blutë apelojnë që shoferët të zbatojnë rregullat e qarkullimit dhe të mos përdorin celularin teksa janë në timon.
Njoftimi i policisë:
Shërbimet e Policisë Rrugore kanë intensifikuar kontrollet dhe monitorimin e lëvizjes së automjeteve, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.
Si rezultat i monitorimeve të pandërprera në akset rrugore, duke përdorur edhe dronë, janë konstatuar shkelje të rregullave të qarkullimit, të cilat përbëjnë burim të lartë rreziku për përfshirje në ngjarje rrugore.
Gjatë monitorimit me dron, në aksin rrugor “Shkodër-Hani i Hotit”, u konstatuan 6 drejtues automjetesh duke kryer parakalime të rrezikshme. Këta drejtues automjetesh u ndëshkuan me masa administrative që variojnë nga 6 000 deri në 12 000 lekë.
Policia Rrugore e Shkodrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit dhe të mos drejtojnë mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur.
Komente

Pse njëri 6000Lek dhe tjetri nëtë njejtin shkelje gjobitet 12000Lek? Kjo është Policia që punon me dy standarte! Ky Polic legen duhet të penalizohet për shpërdorim detyre.
Përgjigju