Ish-kreu i pneumologjisë së spitalit Carlo Poma në Mantua në Itali, Giuseppe De Donno ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare.
De Donno ishte ndër të parët që filloi trajtimin e Covid me transfuzione hiperimune të plazmës, terapia e diskutueshme që përfshinte infuzionin e gjakut të infektuar me koronavirus, të trajtuar në mënyrë të përshtatshme, në pacientë të tjerë të infektuar.
Në fillim të qershorit ai kishte dhënë dorëheqjen nga spitali Mantua për të filluar, më 5 korrik të shërbejë si mjek i përgjithshëm në Porto Mantovano.
Trupi i ish-pulmonologut u gjet nga anëtarët e familjes në shtëpinë e tij në Eremo, një fshat i Curtatone, ku ai jetonte me gruan e tij Laura dhe dy fëmijët.
Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë me dije, por paraprakisht dyshohet për vetëvrasje ndërsa prokurorët po hetojnë për të përjashtuar çdo mundësi tjetër.
Kura e tij plazmatike për Covid-in nuk u njoh kurrë zyrtarisht, megjithëse rezultatet e eksperimentit të tij dukeshin të ishin pozitive.
Në më shumë se një rast, plazma hiperimune solli reagime të shkëlqyera nga trupat e pacientëve, duke ulur presionin mbi spitalet në periudhën e valës së parë, një kohë kur nuk ishte zbuluar ende vaksina.
De Donno ishte i njohur edhe jashtë ambienteve të spitalit pasi në të kaluarën kishte shërbyer si nënkryetar i bashkisë së Curtatone.