Michel Barnier në një bisedë me gazetarët në Bruksel

Kryenegociatori i BE-së: Po i japi një shtysë të fundit bisedimeve tregtare për marrëveshjen e BREXIT

22 Dhjetor 2020, 16:42| Përditesimi: 22 Dhjetor 2020, 16:46

  • Share

Ekipet britanike dhe evropiane po i japi një shtysë të fundit bisedimeve tregtare për marrëveshjen e BREXIT, siç ka thënë edhe Michel Barnier kryeneociatori i Bashkimit Evropian ditën e sotme në Bruksel.

Barnier tha se të dyja palët janë duke punuar në mënyrë që të finalizohet kjo marrëveshje, ndërkohë që afati i fundit për arritjen e saj po mbaron.

Britania e Madhe do të dali nga tregu i përbashkët evropian në 31 dhjetor, pas largimit të saj nga Bashkimi Evropian.

Kundërshtimet mes 2 palëve konsistojnë në 3 fusha të rëndësishme si të drejtat evropiane të peshkimit në ujërat britanike, në lidhje me çështjet e rregullave të konkurrencës dhe mënyra e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve tregtare.

“Jemi vërtet në një moment kritik dhe ‘po i japim një shtysë të fundit’ bisedimeve tregtare”, ka hënë Barnier pasditen e sotme.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?