Petar Petkoviç

Kryenegociatori i Serbisë: Formimi i Asociacionit për komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, nuk varet nga Albin Kurti

1 Maj 2023, 15:15| Përditesimi: 1 Maj 2023, 15:30

  • Share

Kryenegociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviç ka deklaruar se kryeministri i Kosovës nuk ka asgjë në dorë sa i takon formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të vendit. Ai tha se Kurti nuk është në gjendje të lejojë apo të mos lejojë diçka kur bëhet fjalë për formimin e Asociacionit.

Mes të tjerash shtoi se mënyra e formimit të kësaj bashkësie është përcaktuar përmes marrëveshjeve të Brukselit në vitin 2013 dhe 2015.

 “Nuk ka vend për arbitraritet”, tha Petkoviç, duke reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kurtit në lidhje me Asociacionin në një intervistë për median kroate Hina, në të cilën kryeministri i Kosovës deklaroi se, duke pasur parasysh këmbënguljen e Brukselit, do të ishte i lumtur të shihte se çfarë lloj drafti ka përgatitur Ekipi Menaxhues.

Në deklaratën e dhënë Petkoviç tha se Kurti ose nuk i ka lexuar dokumentet e nënshkruara në Bruksel ose bën sikur nuk kupton çfarë është shkruajtur në to.

“Kurti nuk ka asnjë bazë për të dalë me dëshirat dhe pikëpamjet e tij arbitrare për këtë çështje, detyra e tij është ta zbatojë atë që është nënshkruar, me kusht që fillimisht të mësojë se si quhen marrëveshjet, kur janë nënshkruar dhe çfarë thonë ato”, argumentoi Petkoviç.

Ditën e nesërme pritet që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të takohet me presidentin e Kosovës, Aleskandër Vuçiç. Në takimin që do të mbahet në Bruksel pritet të prezantohet për herë të parë drafti i statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?