TIRANË- Ashtu siç kishte paralajmëruar që kur mori zyrtarisht detyrën, kryenegociatori për integrimin në BE, Zef Mazi ka zhvilluar një takim me presidentit Ilir Meta. Takimi nisi në orën 12:00 në ambientet e e Presidencës, e ndërsa ka zgjatur për rreth 1 orë.
Në fokus ka qenë çelja e negociatave me Bashkimin Europian, për të cilën kreu i shtetit tha se Mazi ka mbështetjen e tij të plotë në realizimin e kushteve, duke kërkuar të njëjtën gjë edhe nga palët politike.
"Kënaqësi të prisja sot në takim Ambasador Zef Mazin, i emëruar nga Qeveria Kryenegociator për zhvillimin e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Diskutuam hapur e në mënyrë konstruktive për perspektiven e çeljes së negociatave. Ndërsa politika jonë duhet të tregojë vullnet për plotësimin e kushteve, është e rëndësishme përgatitja teknike dhe rritja e kapaciteteve negociuese. E sigurova për mbështetjen e plotë në detyrën e tij nga institucioni i Presidentit të Republikës. Integrimi europian është objektiv mbarëkombëtar", shkruan Meta.
Po pse u takove me hajdutin,ai eshte tersi per ju dhe shqiptaret.Nuk i duhet askujt mbeshtetja e ketyre menxyrave, nuk i duhet askujt "agjenda" e ketij dinozauri te korrupsionit shqiptar, ai punon vetem kunder negociatave.
PërgjigjuPer negociator mire do ishte Flamur Magjar Noka
PërgjigjuUrime dhe respekte Z.Mazi ,sapo lexova CV Zef Mazi ne Wikipedia dhe munde te jete personi me i pergatitur qe ka sot shqiperia,.
Përgjigjuzgjedhja e zotit Zef Mazi si kryenegociator per bisedimet me BE ,eshte nje hap i zgjuar i Ranes .Persobaliteti i Zef Mazit ,eshte ajo qe kerkon cdo shqiptar ne krye te shtetit.I afte ,i ndershem dhe mbi te gjitha qytetaria e tij qe dallon nga te tjeret.Urime zoti Mazi ,dhe te pafshim ne krye te shtetit shqiptar
PërgjigjuPome hajdutin Meta do hapesh negociata ti o negociator?
Përgjigju