Prokuroria e Tiranës

Tregtuan mallra nga Kina dhe nuk deklaruan shitjet, dëm shtetit rreth 2 mln euro! Merren të pandehur 6 administratorët e bizneseve

8 Qershor 2022, 14:45| Përditesimi: 8 Qershor 2022, 17:19

  • Share

TIRANË- Kryenin afro 2 mln euro evazion e fshehje të të ardhurave duke tregtuar pa faturë nga Kina, merren të pandehur 6 administratorë. Bëhet fjalë për kompani tekstile dhe hidrosanitare. Nga kontrollet e Prokurorisë së Krimit Ekonomike ka rezultuar se në magazine nuk kishin gjendje të mallrave të importuara përgjatë 3 viteve. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta bën me dije se janë marrë të pandehur Armando Xeka, Arlend Meçami, Blendi Prendi, Gëzim Neziri, Petrit Barçi dhe Gazmend Lamaj.

Sipas dosjes Gëzim Neziri, Blendi Prendi, Arlend Meçami dhe Armando Xeka kanë kryer importe duke mos  deklaruar shitjen e këtyre importeve në tregun e brendshëm.  Për këtë kanë bashkëpunuar me Gazmend Lamaj dhe Petrit Barçi. Prokurori i çështjes është Bledar Valikaj. 

Nga vlerësimet e kryera nga inspektorët e Drejtorisë Rajonale Tatimore Tiranë ka rezultuar:

Subjektit Gezim Neziri i kanë lindur detyrime me vlerw 107.521.0 lek

Subjektit Blendi Prendi me NIPT L91731015P i kanë lindur detyrime me vlerw 30.583.290 lekw.

Subjektit Arlend Maçani me NIPT L62308028K i kanw lindur detyrime me vlerw 120.017.000 lek.

Subjekti Armend Xeka me NIPT L91634020N i kanw lindur detyrime 5.305.764 lek.

Kërkesa për dërgimin e çeshtjes në gjykim

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gjishti: 08/06/2022 17:08

    Keni gazhelin me eldin ne dogana qe po vjedhin me shume se xhon bardhi. Rama e di. Turp

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?