Kryenin gjueti të paligjshme dhe plagoset njëri prej tyre, policia vë në pranga tre persona nga Berati

1 Gusht 2020, 10:27| Përditesimi: 1 Gusht 2020, 10:29

  • Share

Policia e Beratit ka arrestuar në flagrancë tre persona të cilët kryenin gjueti në mënyrë të paligjshme.

Në pranga janë vënë 66 vjeçari me iniciale M. K., 36 vjeçari E. Ç. dhe 26 vjeçari me iniciale J. Ç.  Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës kanë qenë duke gjuajtur në mënyrë të paligjshme, në fshatin Vërzhezhë të Skraparit dhe dyshohet se gjatë gjuetisë 26 vjeçari J. Ç., është plagosur në dorë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale "Plagosja e rëndë nga pakujdesia" dhe "Armëmbajtja pa leje”.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Hajdari: 01/08/2020 12:18

    O klosi o majorr ktyne ju plasi ne dore po sa te tjere ka si puna ktyne?edhe hap te ishte gjuetia,ne ket periudhe ish e nalume se shtohen ato kafshe e zoq...pernej o majorr me llafe nuk bohet gjo tu fol neper hije Moratoriumi apo leshi,duhen fakte o majorr qe ta mori vesh mir ky milet qe kur osht e nalume osht e nalume!!!!!Po per llafe e te shame jena popull njish ne!kshu qe o majorr edhe i here duhen fakte me tregu qe po e bo!!!!ose vari l*sht e mos fol kot o byrazer!!!!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?