GREQI- Janë publikuar emrat dhe fotografitë e 10 shqiptarëve si dhe 4 grekëve, anëtarë të bandës kriminale që merrej me trafik droge dhe vjedhje e grabitje banesash në Athinë dhe që drejtohet nga 30-vjeçari shqiptar Esmin Ferhati, i njohur me pseudonimin "Eskos".
Ata janë Rushit Ramzani, 27 vjeç, Marko Qafa 25 vjeç, Sigi Rustemaj, 28 vjeç, Ermir Meta, 31 vjeç, Veli Qose, 25 vjeç, Vasil Suloti, 33 vjeç, Ermin Ferhati, 27 vjeç, Vasil Vasili 30-vjeç, Greant Kalanderi, 33 vjeç, Jurxhino Dura, 28 vjeç.
Operacioni policor që shkatërroi bandën kriminale
Një operacion anti-drogë u zhvillua më 27 shtator në Greqi , në rezidencat studentore të Universitetit Politeknik në Zografou, ku u shkatërrua një bandë kriminale, e cila merrej me vjedhje dhe trafik lëndësh narkotike, e cila drejtohej nga një 30-vjeçar shqiptar, Esmi Fehrati ose i njohur ndryshme me pseudonimin “Eskos” , ashtu sikurse dhe banda njihej. Zona ku u zhvillua operacioni, rrinin bandat që shpërndajnë drogë dhe plaçkitin shtëpi, veçanërisht në periferitë të zonave të Zografou, Kaisariani dhe Vyronas.
Gjatë operacionit të policisë një oficere nuk u ndje mirë dhe vendosi të largohej me makinën e saj private dhe më pas u sulmua me kaçavidë nga 30-vjeçari shqiptar. Për të mbrojtur veten e saj punonjësja e policisë qëlloi me armën e shërbimit në këmbë 30-vjeçarin.
30-vjeçari “Eskos”, ka qenë i shpallur në kërkim më parë për trafik droge, armëmbajtje pa leje si dhe grabitje. Ai nuk ishte arratisur në Shqipëri, por kishte gjetur strehë në godinën e vjetër të Universitetit Politeknik të Athinës “Zografou”, aty tre katet e konviktit të vjetër i kishin kthyer në seli të banditëve me një pagesë prej 100 euro në muaj për çdo dhomë.
Ajo që duket se ka qenë fatale për grupin kriminal shqiptar, ishte se ata postonin foto dhe video nga aktiviteti i tyre në Tik Tok. Përfshirë këtu armë, makina luksoze, ora të shtrenjta dhe shuma të mëdha parash duke provokuar ndjekësit e tyre.
Për tu ruajtur nga kontrollet e Policisë, 30-vjeçari informohej nga një vajzë greke, 22 -vjeçe e cila pritej të bëhej police dhe kishte lidhje dashurie me një prej anëtarëve të bandës.