Paratë e sekuestruara

Kryente abonime të paligjshme për paketa të ndryshme televizive! Arrestohet 37-vjeçari, i sekuestrohen rreth 13 mijë euro

10 Mars 2020, 10:37| Përditesimi: 10 Mars 2020, 10:52

  • Share

POGRADEC - Një 37-vjeçar me iniciale A.A. nga Pogradeci është arrestuar nga policia pasi akuzohet se duke qenë i palicensuar nga Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA) si dhe duke shfrytëzuar piraterinë, kryente abonime për paketa të ndryshme televizive, kundrejt fitimit.

Gjatë kontrollit në automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” si edhe në banesë, iu gjetën 11500 euro, 2 milionë lekë të vjetra, një lap top, karta abonimi të disa kompanive televizive, si edhe module dekoderash të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

"Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”, njofton policia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?