Lideri opozitës ruse, Alexei Navalny dyshohet të jetë helmuar, duke i përzier disa substanca helmuese në çajin e tij.
Gjendja e kreut të opozitës është përkeqësuar dukshëm gjatë një fluturimi, avioni i detyrua të bënte një ulje urgjente në Omsk, tha Kira Yarmysh, zëdhënsja e tij.
Sipas burimeve spitalore, gjendja e tij është tejet e rëndë.
Zëdhënësja e tij deklaroi për medien vendase se gjatë gjithë ditës ai nuk kishte konsumuar asgjë përvec çajit, dhe sipas mjekëve përzierja e substancave helmuese me lëngje të ngrohta, e bën efektin e lëndës edhe më të rëndë.
Më vonë me anë të një postimi në Twitter Yarmyshka treguar se Navalny ndodhej në kujdes intensiv, merr frymë me ventilator dhe momentalisht në gjendje kome.
Ajo tha se mjekët fillimisht ishin të gatshëm për të shkëmbyer çdo informacion, por tani thoshin se testet e toksikologjisë u vonuan duke hedhur dyshime se ata po i fhinin.
Z. Navalny, 44 vjeç, është një kritik i fortë i Presidentit Vladimir Putin. Votimet e mbajtura në qershor për ndryshimet kushtetuese i përshkroi si "grusht shteti" dhe "shkelje të kushtetutës".
Ai bëri një emër për veten e tij duke ekspozuar korrupsionin zyrtar, duke e etiketuar Rusinë e Bashkuar të Putinit si "parti e hajdutëve ", akuza për të cilat ai është dënuar me burg.