Talat Xhaferi, kryetar i Kuvendit të Maqedonisë

Kosova & Rajoni
Top 24

Kryeparlamentari i Maqedonisë, Talat Xhaferi s'voton në referendum: Nuk gjeta emrin në listë

30 Shtator 2018, 22:20| Përditesimi: 30 Shtator 2018, 23:38

  • Share

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi ka dalë në konferencë për shtyp nga Kuvendi, për të komentuar rezultatin e votimit për referendum.

I përgëzoj qytetarët e Maqedonisë dhe institucionet. Kjo ditë është e rëndësishme. Vullneti i qytetarëve do të duhet të respektohet dhe sipas tij të vendoset edhe në institucione. Me këtë qytetarët dëshmuan se qytetarët treguan se i përkasin familjes së madhe evropiane. Qytetarët sot i vendosën themelet e Maqedonisë së së ardhmes”, përfundoi Xhaferi.

Ai ka konfirmuar se nuk ka votuar sot pasi nuk e ka gjetur emrin në listën e votuesve.

“E vërtetë është se unë nuk kam votuar në vendlindjen time në Forinë, ku zakonisht në të gjitha ciklet zgjedhore kam votuar në të njejtin vendvotim. Shpresoj që ka qenë një lëshim teknik dhe e vlerësoj të tillë. Shpresoj që ka qenë një rast i veçantë dhe si gabim teknik i bërë nga institucionet përgjegjëse”, theksoi Xhaferi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?