Elisa Spiropali dhe Alfred Moisiu

Politikë

Kryeparlamentarja Spiropali takohet me ish presidentin Alfred Moisiu: Do të bëjmë realitet kërkesën e tij për ngritjen e muzeut 'Aleksandër Moisiu' në Kavajë

22 Mars, 15:31| Përditesimi: 22 Mars, 15:36

  • Share

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali është takuar sot në Kavajë me ish presidentin Alfred Moisiu. Spiropali u shpreh se do të behet realitet kërkesa e ish-kreut të shtetit për ngritjen e një muzeu në Kavajë, në nder të  Aleksandër Moisiut.

“Në Kavajën bujare e krenare, një kafe me të urtin, Presidentin Alfred Moisiu, figurë emblematike dhe të respektuar, jo vetëm për qytetin, por për mbarë Shqipërinë”, shkruan kryeparlamentarja.

“Në vitin e Aleksandër Moisiut, artistit të madh që lidh kulturën shqiptare me atë austriake dhe botërore, do të bëjmë realitet kërkesën e Presidentit Moisiu për ngritjen e një muzeu në Kavajë, qytetin e origjinës së këtij artisti të shquar, për të nderuar jetën dhe krijimtarinë e tij”, shprehet Spiropali.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?