Politikë

Kryeparlamentarja Spiropali uron Komunitetin Mysliman: Rrezaton tolerancë, progres dhe harmoni! Vëllazëria mes komuniteteve është realitet, jo slogan

30 Mars, 10:37| Përditesimi: 30 Mars, 10:52

  • Share

 

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali uroi Komunitetin Mysliman Shqiptar me një vizitë në seli dhe të gjithë besimtarët, teksa dha edhe një mesazh për mediat pas daljes nga godina.

Ajo vuri në dukje se “vëllazëria dhe toleranca mes besimeve fetare dhe komuniteteve në Shqipëri nuk është një slogan, por realitet”.

Spiropali e cilësoi Komunitetin Mysliman si një vlerë që rrezaton përveç tolerancës dhe progres, harmoni, kundër përçarjes dhe që nxit paqen.

Kryeparlamentarja me këtë rast uroi të gjithë besimtarët shqiptarë kudo që ishin, edhe në trevat shqiptare në rajon por edhe Diasporë.

Fjala e kryeparlamentares Elisa Spiropali:

“Një ditë që na bën bashkë, pas muajit të agjërimit, të sakrificës, edhe të lutjeve të muajit të Ramazanit. Besimtarët myslimanë vijnë për pranimin e sakrificave, e lutjeve të tyre. Por kjo është një ditë që rrezaton përtej komunitetit mysliman dhe gjej rastin të uroj të gjithë shqiptarët, këtu në Shqipëri, por edhe në Diasporë, të gjithë trevat shqiptare, në Kosovë, në Maqedoninë e Veriut, në Mal të Zi, në Luginën e Preshevës, në Greqi e kudo, sepse gjithmonë ne festat e të mirat i kemi ndarë me njëri-tjetrin, pavarësisht besimit fetar, dhe është një dëshmi e qartë sesi toleranca e vërtetë, vëllazëria e vërtetë mes komuniteteve shqiptare është një realitet dhe nuk është një slogan. Po ashtu dua të uroj edhe Komunitetin Mysliman Shqiptar, një komunitet që rrezaton këtë tolerancë dhe vlerat më të mira të popullit tonë, duke qenë një faktor progresi, që nxit harmoninë fetare dhe jo ndarjen, përçarjen dhe është një komunitet që mundohet t’i bashkojë të gjithë rreth festave, pavarësisht besimit fetar. Dua në fund t’i uroj të gjithë shqiptarët, pavarësisht besimit, por së pari ata myslimanë, për shëndet, gëzime, për mbarësi e më shumë dashuri në jetët e tyre. Gëzuar edhe ju që na prisni gjithmonë pas takimeve tona”.


Lajmi kryesor:

Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri


A.Q/A.A/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?