Janullatos i shtruar në spital (Foto arkiv)

Sociale

Kryepeshkopi Anastas Janullatos shtrohet në spital! Kisha Orthodhokse: Shkak viroza sezonale, gjendja e tij e qëndrueshme

30 Dhjetor 2024, 14:12| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 17:55

  • Share

TIRANË - Kryepeshkopi Anastas Janullatos është shtruar në spital. Kisha Orthodhokse thotë se Fortlumturia e tij ndodhet i shtruar në një spital privat pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.

“Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spital pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve. Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, të cilët po kujdesen për të, janë optimistë" informon Kisha Ortodokse në një konferencë me median.

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos vetëm pak kohë më parë festoi 95-vjetorin e tij.

S.G/S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?