Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi

Sociale

Kryepeshkopi Joan Pelushi flet për median greke: Janullatosi ishte një dhuratë e çmuar për ne, ngriti kishën shqiptare nga rrënojat

6 Prill, 21:24| Përditesimi: 6 Prill, 22:02

  • Share

Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Joan Pelushi ka dhënë një intervistë për gazetën greje “Apogjevmatini”, ku ka thënë se trashëgimia e shquar e kryepeshkopit të ndjerë Anastas është një bekim dhe përgjegjësi e madhe për të.

Ai tha se Janullatos ringriti Kishën shqiptare nga rrënojat.

“Personaliteti i tij i shquar, me zërin dhe praninë e tij të fuqishme në kishën ortodokse dhe më gjerë, la gjurmë të pashlyeshme. Është një ngarkesë e rëndë, përtej forcës së shpatullave të mia të dobëta, por ajo që më jep kurajë është siguria se Zoti është ai që i jep forcë të lodhurit dhe rrit fuqinë e të dobëtit. Falënderoj Zotin që dërgoi në vendin tonë një njeri të ndritur dhe të përkushtuar, Kryepeshkopin Anastas, i cili ka qenë një dhuratë e çmuar për ne dhe për Kishën tonë”, deklaron imzot Joani duke shtuar se ai e ringriti Kishën shqiptare nga rrënojat dhe se ndihet i privilegjuar që e njohu dhe punoi me të për 33 vjet.

I pyetur për largimin e tij nga Mitropolia e Korçës Hirësia e tij Joani thotë se ishte i vështirë.

 “Si çdo ndarje, edhe largimi pas 27 vitesh të bekuara është i dhimbshëm për shkak të kujtimeve  të çmuara në këtë qytet të veçantë me besimtarët e tij të devotshëm dhe Korça do të mbetet gjithmonë në zemrën dhe lutjet e mia”, tha ai. 

Në fund të intervistës Fortlumturia e Tij Joani jep mesazhin për ditët në vijim duke theksuar se do të përpiqet  me të gjitha forcat t’i shërbejë grigjës që Perëndia i ka besuar, duke mbajtur gjithmonë parasysh fjalët e Zotit se “Biri i njeriut nuk erdhi që t`i shërbejnë, por për të shërbyer” dhe do të përpiqet të vazhdojë, veprën e shkëlqyer të kryepeshkopit të bekuar Anastas.

“Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë -përfundon ai- do të jetë miqësore dhe do të kërkojë të bashkëjetojë paqësisht me të gjithë, duke ndjekur këshillën e Apostullit Pal: Nëse është e mundur, për aq sa varet prej jush, jetoni në paqe me të gjithë njerëzit”, tha ai. 

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?