Kryepeshkopi Joani ka zhvilluar një takim me patriarkun Ekumenik Bartholomeu I, gjatë Konferencës Ndërkombëtare në Selanik.
Ditën e sotme u zhvillua dita e tretë e Konferencës II Ndërkombëtare të revistës Theologjia, me temë "Teologjia Orthodhokse dhe Ontologjia e Teknologjisë: Pasojat Antropologjike, Politike, Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore".
Në një postim të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, në Facebook thuhet se takimi u realizua në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në konferencë dhe theksoi lidhjet e ngushta mes Kishës Ortodokse të Shqipërisë dhe Patriarkanës Ekumenike.
'Në ditën e tretë të Konferencës II Ndërkombëtare të revistës “Theologjia” me temë: “Teologjia Orthodhokse dhe “Ontologjia” e Teknologjisë': Pasojat Antropologjike, Politike, Ekonomike, Shoqërore dhe Kulturore”, Patriarku Ekumenik, Tërëshenjtëria e Tij, Bartholomeu I, zhvilloi, sot në Selanik, takim vëllazëror dhe të përzemërt me Kryepiskopin e Shqipërisë, Fortlumturinë e Tij, z. Joan, në kuadër të pjesëmarrjes së tyre në këtë Konferencë', thuhet në postim.
Komente
