Kryepiskopi Anastas me At Zef Pllumin në Rinas në vitin 1991

Kryepiskopi Anastas feston 95-vjetorin, merr urime të shumta nga personalitete të shtetit shqiptar dhe krerë të kishave Orthodhokse simotra

4 Nëntor, 17:48| Përditesimi: 4 Nëntor, 17:54

  • Share

Me rastin e 95 - vjetorit të lindjes, Fortlumturia e Tij,  Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Prof. Dr. Anastas Janullatos, mori urime të shumta nga personalitetet e Shtetit Shqiptar.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ndër të tjera i uroi shëndet për të vazhduar misionin në krye të Kishës dhe shprehu mirënjohje e falënderime për kontributet e çmuara në rindërtimin e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. 
Gjithashtu, urime u përcollën nga Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, deputetë e ministra, kryetari i Komitetit Shteteror të Kulteve, Klodjan Bulku; Kryetari i Bashkisë së Himarës, Vangjel Tavo dhe drejtues të tjerë lokal; trupi diplomatik; personalitete të shquara të vendit nga fusha e artit, akademikë etj. 

Nuk munguan urime të përzemërta edhe nga krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri dhe Këshilli Ndërfetar, si dhe krerë të Kishave të tjera Orthodhokse simotra në botë, p.sh. Patriarku i Rumanisë, Danieli etj. 

Të shumta janë urimet nga i gjithë populli besimtar orthodhoks i Shqipërisë, klerikë e laikë, të cilët shprehën urimin për jetë të gjatë plot shëndet, si dhe mirënjohje e falënderime për punën  misionin, vizionin plot përkushtim ndaj ringritjes së Kishës Orthodhokse Autoqëfale të Shqipërisë.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?