Kryepeshkop Joani, Bujar Spahiu dhe Arjan Dodaj, 30 mars 2025

Sociale

Kryepiskopi Joan uron besimtarët myslimanë të Shqipërisë me rastin e Fitër Bajramit

30 Mars, 17:44| Përditesimi: 30 Mars, 17:54

  • Share

Fortlumturia e Tij, Joani, vizitoi sot selinë e Komunitetit Mysliman në Tiranë, me rastin e Fitër Bajramit. Atje u mirëprit nga Kryetari i këtij komuniteti, Bujar Spahiu.

Ndër të tjera, gjatë vizitës së tij, Kryepiskopi Joan theksoi rëndësinë e bashkëjetesës ndërfetare në vendin tonë, si një nga pasuritë më të mëdha që kemi, shembullin e të cilës mund ta përçojmë edhe jashtë kufijve tanë.

"Si çdo pasuri, - u shpreh ai, - duhet të kujdesemi për të siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu kemi edhe ne përgjegjësi që t'ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre". 

Ai shtoi gjithashtu se Perëndia nuk do na gjykojë vetëm për rezultatin që do kemi, por mbi të gjitha për përpjekjen e bërë.

Gjatë vizitës së Kryepiskopit, i pranishëm ishte edhe Mons. Arjan Dodaj, kreu i Arqidioqezës së Tiranës dhe Durrësit të Komunitetit Katolik. Takimi u zhvillua në klimë mjaft miqësore.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?