Kryepleqtë e dorëhequr të 'kanabisit' kërkojnë ndryshimin e ligjit: Si mund të mbajmë ne përgjegjësi? Ai që mbjell drogë është më i fortë se ne

27 Qershor 2020, 14:09| Përditesimi: 28 Qershor 2020, 17:32

  • Share

ISHËM- Në burg për 6 mijë lekë në muaj, kjo është historia e kryepleqve! Urim Dama është prej 7 vitesh kryeplak i fshatit Shkafanë në njësinë administrative Ishëm të Durrësit. Ai po përballet me drejtësinë për shkak se në territorin e fshatit të tij u gjet një parcelë me kanabis, madje në një rast është arrestuar gabimisht.

"U kap në Ishëm droga dhe më morën mua gabim, gabim s'ka problem se mund të vritet edhe robi, s'kam asnjë lloj ankese se as unë nuk e dija mirë a ishte në zonën e Ishmit apo jo, a do ti për dy tre ditë u kap prap drogë, kam 30 vjet që nuk kam shkuar një herë për ta parë atë vend dhe nuk shkoj se jam me unazë në zemër, më thanë 1 ditë do rrish, por mbajtën 4 net brenda. Morën kalamajt avokat dhe na dënuar me shërbim prove", tha për mikrofonin e Report Tv, Dama.

Gjashtë prej kryepleqve të fshatrave të Ishmit, kanë dhënë dorëheqjen këtë muaj. Edhe Urim Dama thotë se do ta dorëzojë këtë detyrë që nuk është për shpatullat e tij.

"Pa shpresë e shoh të ardhmen, as besim, kam tentuar që të jap dorëheqjen po bashkia ka qenë e mbyllur për shkak të koronavirusit", tha Dama.

67-vjeçari Nazmi Zela, ishte kryeplak i fshatit Shetë. Ai nuk është menduar dy herë, e ka dhënë tashmë dorëheqjen, pasi u përball me policinë për çështjen e kanabisit.

"E kam marrë në dorëzim me 21 maj dhe me 10 qershor që kam bërë dorëheqjen. Na thirri shefi i policisë në Manzës, se kemi bërë kontroll për drogë dhe ishim tre fshatra, të tre kryeplak i kanë marrë për një ditë dhe shkoi puna deri në 10:20 na preu flet-arrestin. Prandaj unë kam dhënë dorëheqjen, si ka mundësi që unë të mbaj përgjegjësi, një njeri i thjesht jam pensionist", u shpreh Zela.

Zela thotë se e bënte këtë punë për humanizëm dhe jo për para, pasi paga e një kryeplaku është 6 mijë lekë në muaj. Në intervistën për Report TV shprehet se e kishte të pamundur të kontrollojë fshatin e  tij me 1 mijë hektarë pyje.

"Fshati im ka gati 1 mijë ha, nuk është pyll kështu po ka shkurriqe, më tha oficeri gjyqësor pse se ke kontrolluar, por unë jam i pambrojtur, ai që ka mbjellur drogën është më i fortë se unë", shtoi Zela.

Kryepleqtë e Ishmit kërkojnë që mazhoranca qeverisë të ndryshojë ligjin, në mënyrë që ata të kenë mundësi të kontribuojnë për komunitetin pa patur përgjegjësi ligjore për kanabisin.

"Paga qe marrim është qesharake, prandaj gabimet, të fusësh një ligj dhe t'ia lësh barrën më të mbyturit, nuk di si ka kaluar ky ligj një VKM e shtetit shqiptar", tha Zela.

Ligji për funksionimin e pushtetit lokal, i votuar në kohën e ish-qeverisë "Berisha" i ngarkon me përgjegjësi kryetarët e fshatrave dhe të njësive vendore për kultivimin e kanabisit. Ata e kanë për detyrë të monitorojnë zonën e tyre, dhe në rast se gjenden nga policia parcela me kanabis ata ndiqen penalisht për shpërdorim detyre dhe moskallëzim krimi, duke rrezikuar burg nga 3 deri në 6 muaj.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 27/06/2020 23:19

    Jam pjeserisht dakord me kryepleqte.Ata nuk mund te kontrrollojne zonat e thella,sidomos ato pyjore,qe policia I kontrrollon me dron o helicopter,por ata duhet te mbajne pergjegjesi penale kur droga kultivohet Brenda e rreth fshatrave,gjithashtu ata duhet te jene te vemendshem ndaj menyres se jeteses se bashkfshatareve te tyre.Kur bien ne para,sidomos ato te droges,shqipot e kane zakon ta tregojne e ta perdorin per te blere bizhuteri,makina,shtepi,veshje te shtrenjta etj.Ja keto duhen pare.

    Përgjigju
  • Loni: 27/06/2020 14:40

    Po normal or kryepleq qe jeni te kulluar... Po ku ka njeri qe num e njeh tjetrin ne fshat pastaj ne token e x Apo y do mbillet Ajo gje Jo ne ajer. Por kur merrni leket ne kembim te heshtjes Apo anullim loje nuk quhet. Ju meqe jeni te kulluar Beni detyren than funksionale ai qe mbjell denoncojeni edhe skeni per te mbani pergjegjesi per askend por kur merrni leket ju ka blere tjetri edhe ju ka pllenuar njekohesisht keshtu qe skeni goj per me folur. Fenomeni egziston sepse politika udheheq keta barkbosh kryepleqer edhe nje popull injorant sic jemi ne te gjithe. Me vend stop gjerave te keqija edhe ti themi Po arsimimit dijes edhe kultures ne kthehemi 500 vjet mbrapa me kanabiz bixhoz edhe vrasje...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?