Foto ilustruese

Kronikë

Kryepolici Ilir Proda urdhëron shlyerjen e pagesave të prapambetura për efektivët e Policisë së Shtetit, fondi 1,5 mld lekë! Sot pritet dhe shpërblimi për festat

30 Dhjetor 2024, 10:13| Përditesimi: 30 Dhjetor 2024, 10:23

  • Share

Tiranë- Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar Departamentin për Shërbimet Mbështetëse në DPPSH, për të gjitha njësitë buxhetore në Policinë e Shtetit, që brenda ditës së sotme (30 Dhjetor), çdo njësi buxhetore të kalojë në thesar pagesat e prapambetura të punonjësve të Policisë. 

Në të kundërt, çdo vonesë i ngarkon me përgjegjësi. 

Bëhet fjalë për orët suplementare, orët e natës, dietat e prapambetura, lekët e ushqimit, e çdo pagesë të prapambetur. 

Nga të gjitha njësitë buxhetore prej mëngjesit të sotëm po kryhen veprimet me Thesarin, për të kaluar pagesat. Është 1.5 miliardë lekë shuma që ka kaluar me Akt Normativ.

Po ditën e sotme, pritet të akordohet dhe lëvrohet shpërblimi për rreth 8 mijë punonjësit e Policisë së Shtetit, vendim që merret nga mbledhja e Këshillit të MInistrave.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me vendimin e gjykatës për detyrim paraqitje të Berishës?