Kryepolici Nano mbyll turin e analizës së 2021 në Tiranë! Vrasja në Astir, Don Bosko e Kodër-Kamëz, ende pa autor

27 Janar 2022, 18:43| Përditesimi: 27 Janar 2022, 20:23

  • Share

Analizën vjetore të punës në 11 qarqe të vendit, Gledis Nano e mbylli në Tiranë. 89,4 për qind të më shumë se 12 mijë ngjarjeve të ndodhura në Tiranë, rezultojnë të zbuluara, ndërsa vitit 2021, ka regjistruar 1366 vepra penale më shumë se vitin paraardhës.

“Evidentuar  12411 ngjarje kriminale. Zbuluar 11100  prej tyre,  me fuqi zbuluese  89.4%. Janë proceduar penalisht 12158 autorë të dyshuar. Arrestuar 2428 në flagrancë dhe ndaluar  514 persona. Proceduar në gjendje të lirë 8369 persona. Persona të larguar nga vendi i ngjarjes 847. Në raport me  vitin  2020, janë evidentuar 1356 vepra penale më shumë dhe rritje  e fuqisë zbuluese me  1.2 %”, tha Panganika,  Drejtor i Policisë Tiranë.

Nano është ndalur edhe në problematikën dhe sfidat për sigurinë në vend.

 “Parandalimi i krimeve të rënda është indikatori matës për sigurinë e qytetarëve. Ky indikator nuk ka qenë në favorin tonë gjatë vitit 2021, ndaj kërkoj nga të gjitha strukturat, angazhim maksimal, si nga ato të burimeve njerëzore, ashtu edhe ato inteligjente dhe teknologjia që keni në dispozicion. Njëkohësisht kërkoj nga ju që të evidentoni dhe godisni grupet kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike kanabis dhe drogave të forta", tha Nano.

Drejtori i Policisë së Tiranës Lorenc Panganika përmendi disa prej operacioneve më të rëndësishme në vitin që lamë pas, duke raportuar edhe për aksionet antikanabis.

 “Krime të rënda; Janë evidentuar  16 vepra penale. Zbuluar 13 ose  81.2%.  Në fushën e trafiqeve dhe narkotikëve; Janë evidentuar 1862 vepra penale. Janë zbuluar 1674, ose 89.9%. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2020, janë evidentuar 625 vepra penale më shumë dhe është rritur zbulueshmëria me 4.6 %. Kultivimi i bimëve narkotike; Evidentuar 61 raste, zbuluar 39 raste, ose 63.9 %”, vijoi Panganika.

Në muajt e fundit të vitit 2021, Tirana u trondit nga disa ngjarje me natyrë mafioze. Ndër to, vrasja e Erigers Mihasit e Armando Dumanit në Astir, ekzekutimi i Can Karriçit në Kodër Kamëz dhe atentati i Don Boskos me një viktimë e katër të plagosur. Asnjëra prej tyre ngjarjeve nuk është zbardhur ende.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?