Kryeprokurori Çela: Ulet krimi me 2% në vend! Sistemi i drejtësisë ka nevojë të mbikëqyret (VIDEO)

18 Qershor 2020, 13:49| Përditesimi: 18 Qershor 2020, 14:35

  • Share

Prokurori i përgjithshëm, Olsian Çela ka dalë për herë të parë para kuvendit për të prezantuar raportin mbi gjendjen e kriminalitetit në vend. Ai është shprehur ditën e sotme në foltoren e Kuvendit që është rritur numri i çështjeve që dërgohen në prokurori me 29.6% dhe se ka një ulje të kriminalitetit me 2% në krahasim me vitin e kaluar.

Sipas Çelës, në prokurori janë dërguar 84% e çështjeve që lidhen me dhunën në familje, por duhet të punohet më shumë në lidhje me parandalimin e saj. Kryeprokurori ka prekur edhe sistemin e drejtësisë, ku ka theksuar se ka nevojë të mbikëqyret, pasi ka tension e keqkuptime se si drejtuesit dhe prokurorët bashkëpunojnë mes tyre. Ai shton prokurorët duhet të monitorohen se sa të përgjegjshëm janë dhe se si ata i aplikojnë parimet ligjore.

"Decentralizimi është një sfidë, roli i prokurorisë është i rëndësishëm, mund të rregullojë dhe koordinojë veprimtarinë sipas shkallëve. Kemi në projekt rishikimin e saj sepse ka probleme, është situatë e paqartë, nuk dihet si të operohet brenda. Ka tension keqkuptime se si drejtuesit dhe prokurorët bashkëpunojnë mes tyre. Faza e dytë do të jetë monitorimi se sa të përgjegjshëm janë prokurorët, se si ata aplikojnë parimet e tjera në këtë ligj. kemi krijuar seksionin e monitorimit, do të shërbejë si bazë të dhënash për nisjen e verifikimeve. Sistemi ka nevojë të mbikëqyret nga sipër, ekziston të kemi kaos në zyra. Mund të përballemi me mungesë përgjegjshmërie dhe duhet ata parandalojmë atë. Është në testim, ngelet për tu parë cilat do të jenë defektet. Nuk ka sisteme perfekte dhe roli ynë është të propozojmë zgjidhje. Më shqetëson ngarkesa e lartë e punës, kemi një numër më të ulët, strukturë më komplekse dhe po jep efekt procesi i Vettingut. Do përpiqemi të ndërtojmë një strategji të qartë", shprehet Çela.

Gjatë marrjes së fjalës së Çelës është parë një skenë fyese kundrejt tij, ku në kuvend nga 122 deputetë janë vetëm 10 në sallë, gjë që tregon se ka interes minimal në lidhje me kriminalitetin në vend.

Ora 14:19
Shtjefni: Ka shumë dosje pa autor! Çela: Janë shqetësim prej vitesh, veprimtaria po koordinohet

Deputeti Zef Shtjefni i ka drejtuar pyetje Prokurorit të përgjithshëm, Olsian Çela në lidhje me numrin e lartë të dosjeve pa autor dhe se si po procedohet në lidhje me këtë.

"Dosje pa autor, janë një shqetësim konstant prej vitesh, strukturat janë të angazhuara, janë pjesë e përditshme e prokurorëve, veprimtaria koordinohet dhe ka zbulueshmëri të madhe. Ka bashkëpunim me policinë e shtetit, ka bashkëpunim mbi baza operacionale, kontaktet janë të shpeshta", tha Çela.

Ora 14:12
Murrizi:Prokuroria është zhveshur nga të gjitha kontributet! Çela: Po përjeton ndryshim thelbësor!

Deputeti Myslim Murrizi është shprehur ditën e sotme gjatë seancës së kuvendit se Prokuroria e Përgjithshme është zhveshur nga të gjitha kompetencat dhe përgjegjësitë e saj. Kryeprokurori Çela shprehet se prokuroria po përjeton ndryshim thelbësor dhe se janë përpjekur të maksimizojnë impaktin që prokurori duhet të japi në sistem që të ketë ndryshime të  menjëhershme. 

"Është prioritet lufta ndaj krimit, duam që prokurorët të jenë efiçentë në luftën ndaj krimit. Prokuroria e Përgjithshme nuk i ka kompetencat që të ndikojë në sistem.  Bashkëpunimi me strukturën e Posaçme, SPAK është pozitive, nuk është hasur ndonjë problem deri më tani", tha Çela.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 19/06/2020 01:20

    Sistemi zgjedhor duhet nderuar patjeter.eshte turp ,vetem 10 veta ne salle sikur eshte komision parlamentar.C'jane keta deputete injorante qe nuk respektojne edhe kryeprokurorin qe e kane thirrur vete?!

    Përgjigju
  • xXx: 18/06/2020 14:28

    Hahaha i madh ky sekti rilindjes...D.m.th. në qoftë se më parë janë bërë 100 vrasje kur ka ardhur nipi Aranitit janë bërë 98 dhe ky qenka krenar...Të fala Aranit Çelës!

    Përgjigju
  • Lexues: 18/06/2020 14:13

    Dhe ne qe thame ok prokuror i ri...what the fuck eshte 2% edhe sikur te ishte rritur me 2% eshte nothing...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?