Trump dhe Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions

Bota

Kryeprokurori i SHBA i përgjigjet Trumpit: Drejtësia nuk përkulet para presionit politik

23 Gusht 2018, 22:07| Përditesimi: 23 Gusht 2018, 22:09

  • Share

Prokurori i Përgjithshëm amerikan Jeff Sessions kritikoi të enjten Presidentin Donald Trump pasi gjatë një interviste televizive ky i fundit, bëri një vlerësim shumë kritik të mënyrës se si ai po mbikqyr Departamentin e Drejtësisë. Presidenti tha se zoti Sessions “nuk e ka nën kontroll agjencinë që drejton”.

"E mora kontrollin e Departamentit të Drejtësisë ditën kur u betova", tha zoti Sessions në një deklaratë. “Gjatë kohës që unë do të jem Prokuror i Përgjithshëm, veprimet e Departamentit të Drejtësisë nuk do të ndikohen në mënyrë të papërshtatshme nga gjykimet politike", shtoi ai.

Marrëdhëniet mes Presidentit Trump dhe Prokurorit të Përgjithshëm Sessions janë acaruar pasi ky i fundit vendosi të heqë dorë nga mbikqyrja e hetimit që po kryhet lidhur me ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016. Zoti Trump i ka bërë disa herë thirrje zotit Session të ndërhyjë për të ndalur hetimin, të cilin e cilëson një gjueti shtrigash.VOA

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?